• |
ide | kryesore

Gjoba 120 mln euro/ Mediat italiane: Rama do të paguajë 0.75 të PBB, Becchetti i drejtohet Meloni-t

-Instant, Lajme, Të fundit



Nga NICOLA BORZI, Il Fatto Quotidiano

Pas një dekade betejash ligjore, Shqipëria e ka humbur përfundimisht çështjen për rishikim të vendimit të arbitrazhit që i njeh sipërmarrësit italian Francesco Becchetti dhe personave të tjetër një dëmshpërblim mbi 120 milionë euro.

Shuma është e madhe, e barabartë me 0.75% të prodhimit të përgjithshëm bruto të Tiranës, që më 2022 arriti 16.2 miliard euro. Konflikti ligjor kishte të bënte me Agon Channel, një kanal televiziv në Tiranë me 500 punonjës, pronar i të cilit ishte Becchetti, i hapur në prill 2013.

Për shkak të kritikave ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama, qeverisë së tij dhe politikanëve të tjerë, kanali u mbyll në tetor 2015, pasi Beçhetti dhe nëna e tij, Liliana Condomitti, u akuzuan padrejtësisht për riciklim parash. Pasuritë e Becchetti-t u ngrinë, u nxor një mandat arresti ndërkombëtar dhe u kërkuar ekstradimi. Në tetor 2015, Becchetti u arrestua në Londër, por në korrik 2016 Gjykata Penale e Westminster-it refuzoi mandatin e ekstradimit, duke i përkufizuar provat shqiptare “totalisht të rreme”.

Hedhjen poshtë të kërkesës së Shqipërisë e bëri ICSID në Washington, Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve mbi Investimet, që është pjesë e grupit të Bankës Botërore.

Sipas ICSID, mandatet e arrestit të nxjerra nga qeveria e Ramës kundër Becchetti-t dhe administratorit të Agon Channel, Mauro De Renzis – të akuzuar për evazion fiskal, falsifikim dokumentesh, përvetësim të padrejtë dhe riciklim parash – ishin të motivuara nga kritikat e televizionit kundër qeverisë shqiptare dhe se mbyllja e televizionit ishte kulmi i një fushate politike kundër Beçhetti-t.

Gjykata e Londrës vendosi që Tirana kishte abuzuar me procedurën gjyqësore. Pasi Shqipëria nuk ishte në gjendje t’i justifikonte, Interpol tërhoqi mandatet e arrestit kundër Becchetti-t e De Renzis.

Tani vendimi i vitit 2019 bëhet përfundimtar dhe qeveria shqiptare duhet t’i paguajë 120 milion Becchettit dhe personave të tjerë të prekur.

Becchetti u shpreh: “Rama dhe qeveria e tij kryen ndaj meje një nga aktet më të këqija të persekutimit politik në historinë e sotme evropiane dhe kanë trazuar jetën e familjes sime. Pres që Giorgia Meloni të ndërhyjë menjëherë që Rama e qeveria e tij të ndërpresin menjëherë persekutimin e të paguajnë dëmshpërblimin që detyrohen”.



31 Comments

  1. “Nuk të duam fare këtu, hipi makinës vëllai im dhe ik. Ti u bëfsh kryetar bashkie a cfarë të duash, por për vota mos na hajdeni. Ne s’të njohim fare ty, ke ardhur nga Tirana, s’je as katunari jonë. Të lutemi shumë ik, se nuk e kemi protestë partiake. Duam t’na vijë shteti këtu të ballafaqohet, jo ti që vjen për vota”Te bej burgun ne shqiperi pastaj shohim,sepse vjen salihu ne pushtet dhe e kiron nga burgu dhe i paguan dhe milionat

    1. Or koqe, Begetit do i hash trapin, jo ta futesh ne burg. Cdo Shqiptar i madh e i vogel i ka borxh atij mbi 100€, per tekat e palloshit.

  2. E di si eshte puna o shqiptare?

    Rama eshte moterqir, por qe shumica e Italianeve jane robqira dhe qe Becheti eshte moterqir edhe me I madh se shumcia e Italianeve nuk ka diskutim fare.

    Bechetit duhet ti ishte prere koka ne Londer dhe te ishte sjelle me shporte ne Shqiperi.

    Dhe jo me te diskutohet qe na kercenon me Meloni Kurven ky.

    Ato para nuk duhet te paguhen kurr.

    1. Do apo sdo ti ato leke do paguhen. Eshte si eshte beccheti ska rendesi fare, ai fitoi nje gjyq per nje padrejtesi qe iu be ketu nga pushteti. Njerezit zgj8dhen per rregulluar problemet jo per ti shtuar problemet. Ai qe beri fajin le te paguaje pasojat, zorraxhinjte e spakut te mos flene gjume.

    2. Begetit do ja paguash si ceco te gjitha nje me nje 120M € + 80M€ Interesa kto10 vite + shpenzimet gjygjsore nja 20M€, totali shkon mbi 220M€.
      Nuk ta ka fajin Begeti qe jemi popull torrollak dhe zgjedhut nje qeveri arrogante dhe autokratike qe nuk zbaton asnje ligj dhe qe i mbyll gojen medias, duke shkelur cdo ligj te mundshem.
      Begeti thjesht ka gjetur ca budallenj dhe ka shfrytezuar rastin.
      “Bechetit duhet ti ishte prere koka ne Londer dhe te ishte sjelle me shporte ne Shqiperi.”
      Kjo qe thua ti është totalisht absurde. Sipas teje Gjykata Angleze duhet te pranoj cdo vendim te gjykatave Shqipetare sado te paligjshme qofshin ato. Po te shkonte Bota me kete llogjike atehere te gjithe luftetaret e UCK duhet te ishin ne burgjet Serbe, sepse gjykatat atje i kane denuar me vendim te formes se prere, etj etj…

    3. Bjeri bjeri se bike mirë…!
      Fatkeqësisht për shqiptarët që kanë në krye një idjot drejtues të gjitha do paguhen.
      Ska rëndësi kush është Becketi…atij i është bërë padrejtësi dhe si gjykata në Londër dhe Gjykata e arbitrazhit ndërkombëtar i kanë dhënë të drejtë.
      Vazhdoni e zgjidhni pushtetarë injorantë

      1. E sakte fare per kete hajvanin qe kemi ne ne krye te vetezgjedhur nuk ka fjale qe ta pershkruash sepse ne radhe te pare ai qen bir qeni nuk ka familje e kulture njerezore e jo ma te presesh te drejtoje nje lagje se aq eshte Shqiperia prandaj e mira eshte qe keto para tja marresh ketij maskarai nga llogaria e tij se edhe ato taksat tona jan qe merr parate ai . Sepse nuk i del gjykata prokurori spak e ku di une tjeter po do te nderhyje edhe te gjykatat nderkombetare por ska per tia dale dhe uroj qe qe te na zhduket nje here e mire nga televionet se na eshte bere si bajge kur na del ne ekran

      2. Ky eshte nje mesim i mire per te gjithe Shqipetaret qe kur te shkojne ne kutite e votimit te mendojne mire ke votojne sepse kemi ngel duke pasur kryeministra karrociere , doktor, piktor . Duhen ekonomiste dhe juriste me dy fjale njerez me mend. Me vjen keq qe keto para do i marre nje palaqo ordiner si Beketi dhe me + 120 Mil Eur mund te hapej nje superbanke poste dhe ndonje kompani shteterore import eksporti ku mund te punesoheshin mijera Shqiptare qe marrin arratine larg atdheut dhe familjeve te tyre.

    1. E sakte fare per kete hajvanin qe kemi ne ne krye te vetezgjedhur nuk ka fjale qe ta pershkruash sepse ne radhe te pare ai qen bir qeni nuk ka familje e kulture njerezore e jo ma te presesh te drejtoje nje lagje se aq eshte Shqiperia prandaj e mira eshte qe keto para tja marresh ketij maskarai nga llogaria e tij se edhe ato taksat tona jan qe merr parate ai . Sepse nuk i del gjykata prokurori spak e ku di une tjeter po do te nderhyje edhe te gjykatat nderkombetare por ska per tia dale dhe uroj qe qe te na zhduket nje here e mire nga televionet se na eshte bere si bajge kur na del ne ekran

  3. E sakte fare per kete hajvanin qe kemi ne ne krye te vetezgjedhur nuk ka fjale qe ta pershkruash sepse ne radhe te pare ai qen bir qeni nuk ka familje e kulture njerezore e jo ma te presesh te drejtoje nje lagje se aq eshte Shqiperia prandaj e mira eshte qe keto para tja marresh ketij maskarai nga llogaria e tij se edhe ato taksat tona jan qe merr parate ai . Sepse nuk i del gjykata prokurori spak e ku di une tjeter po do te nderhyje edhe te gjykatat nderkombetare por ska per tia dale dhe uroj qe qe te na zhduket nje here e mire nga televionet se na eshte bere si bajge kur na del ne ekran

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *