• |
ide | kryesore

Juventus ankohej për golin, Lazio nxjerr videon me faullet e pa sinjalizuara: “Gëzuar Pashkën!”

-Instant, Sport, Video
Lazio



Lazio i uron tifozët e tyre për festën e Pashkës, duke iu përgjigjur polemikave të arbitrave që u ngritën pas 2-1 ndaj Juventus. Në fakt, klubi bardhekaltër ka publikuar një lloj përmbledhjeje të klipeve nga ndeshja e djeshme. Një video ku shfaqen situata në të cilat Lazio nuk është ndjerë e mbrojtur nga arbitri Di Bello.

Lexo më tej: Plasin polemikat për golin e avantazhit të Milinkovic-Savic: VAR nuk ndërhyri për faullin ndaj Alex Sandro

Në klip shihet në mënyrë të veçantë një hyrje e fortë ndaj Zaccagni dhe një prekje me dorë nga Cuadrado. Pastaj është ndërhyrja e Locatelli ndaj Immobile. Dje tekniku Sarri kishte thënë se këto dy situata meritonin kartonin e kuq. Pastaj natyrisht ishte edhe kontakti Alex Sandro-Milinkovic- Savic, që çoi në golin e avantazhit 1-0.

TWEET I LAZIOS



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *