• |
ide | kryesore

Madonna e penduar për ndërhyrjet estetike

Paparazzi, Slider



Madonna po kërkon të bëjë gjithçka që duhet për të rikthyer pamjen e saj natyrale përpara turneut  botëror, sipas një raporti.

Artistja u përball me kritika të pafundme pas paraqitje në Grammy në shkurt, ku paraqiti një pamje të re në skenë. Pasi iu kundërpërgjigj  atyre që komentuan  për operacione plastike, Madonna në fakt u “ndikua” thellësisht nga komentet e bëra nga ndjekësit dhe po kërkon të ndryshojë përsëri pamjen e saj.

“Pavarësisht asaj që njerëzit mendojnë, kritikat për pamjen  e prekin atë”, tha një burim për Daily Mail. Insajderi tha se krijuesja e hitit “Like A Prayer” po i nënshtrohet procedurave që do t’i rikthejnë tiparet e saj natyrore. “Ajo sheh dhe dëgjon se çfarë thonë njerëzit për të dhe për turneun që do të nisë . Prandaj dëshiron të duket më shumë si vetvetja për fansat e saj”, shtoi burimi.

Madonna do të nisë “The Celebration Tour”, i cili përkujton katër dekadat e saj në muzikë, më 15 korrik në Vankuver. Ajo do të luajë 53 shfaqje në të gjithë Amerikën e Veriut përpara se pjesa e turneut të saj në SHBA të përfundojë në janar 2024./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2023/02/08/madonna-flet-pas-kritikave-per-pamjen-e-saj-ne-grammy/



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *