• |
ide | kryesore

Basti i Maldini dhe ftesa e Ancelotti: Milan sfidon një Napoli në ankth për Osimhen

-Instant, Sport
Maldini



Milan dhe Napoli do të përballen të mërkurën për sfidën e parë cerekfinale të Champions League. Një euro derbi italian pa favoritë e ku pritet të jetë një shfaqje e vërtetë. Kuqezinjtë kërkojnë të përsëritin garën e bërë në Maradona, Napoli të harrojë atë që ndodhi në shtëpi. Dy skuadrat janë gati të luajnë ndeshjen më të mirë të sezonit. Në garë është gjysmëfinalja e kompeticionit europian, ku Milan vjen pas 11 vjetësh mungesë. Të besuarit e Pioli jenë të etur për të arritur një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë. Edhe sepse ka një cështje të lënë pezull në Stamboll që Paolo Maldini, tani drejtor i Milan e Carlo Ancelotti, trajner i Real, e kanë diskutuar mes tyre.

Ish-kapiteni pastaj ka rrëfyer se e ka rimenduar finalen e vitit 2005, të humbur në mënyrë të bujshme ndaj Liverpool në Stamboll. Një qytet, ku rastësisht do të luhet edhe finalja e këtij viti. Në atë kohë, në pankinën kuqezi ishte Carlo Ancelotti, kundërshtar i mundshëm në aktin përfundimtar në program në 10 qershor: “E dini kush është problemi?  – tha Maldini -. Që edhe Ancelotti, që tani është te Real, ka një cështje pezull me Stambollin. Menjëherë pas shortit më mori e më tha: ‘Paolo, do shihemi në Stamboll, në rregull?'”.

NDRYSHIMET E FORMACIONIT

Vetëbesimi i kuqezinjve është rritur, sidomos nga fitorja e tyre ndaj Napolit me shifrat 4-0. Por duhet bërë kujdes, pasi ekipi milanez nuk fiton në San Siro ndaj Napolit që nga janari i vitit 2019. Sa i përket rreshtimit të skuadrës, Pioli ka një ide të qartë, të ripropozojë një Milan bllokues i cili i dha Napolit një leksion futbolli në kampionat. Një fitore që erdhi nga disa zgjedhje shumë të sakta taktike. Si rikthimi në mbrojtjen me 4, që për arsye të dukshme do të përsëritet edhe në Champions League.

Lexo më tej: Milan rrezikon zonën Champions, Pioli bën indiferentin: “Skuadra është mirë, por topi nuk donte të hynte”

Ndërkohë te Napoli të gjithë janë në ankth për gjendjen fizike të Victor Osimhen. Sulmuesi nigerian po stërvitet dhe ka konfirmuar dëshirën e tij për t’u rikthyer në fushë. Por stafi mjekësor ende nuk ka dhënë dritën jeshile. Raspadori është gati nëse Osimhen nuk grumbullohet. Një sfidë e mbushur me emocione, ku padyshim vibrimet emocionale nuk do të mungojnë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *