• |
ide | kryesore

Këlliçi: Si do realizoj transportin falas të shërbimin urban

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
falas



I ftuar në emisionin LOG në Panorama TV, kandidati i opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi ka vënë theksin te shtresa që përfitojnë nga transporti falas. Pyetjes  se çfarë synon konkretisht transporti falas, Këlliçi u përgjigje se kjo nismë është për të lehtësuar koston e jetesës për mijëra familje në nevojë.
Inkurajimi i përdorimit të transportit publik do të nxisë qytetarët të mos përdorin mjetet private, si rrjedhojë kjo ndikon në uljen e trafikut dhe ndotjes në kryeqytet.

Korsitë e biçikletave janë një koncept i mirë, por i implementuar gabim në disa rrugë të Tiranës, është shprehur Këlliçi. Ai ka shpjeguar se në turin e dëgjesave me bizneset në disa rrugë emblematike të Tiranës rezulton se korsitë e biçikletave nuk janë efikase. Ngushtimi i rrugëve, ndalim-qëndrimi i automjeteve në këto rrugë po çon në falimentimin e bizneseve në këto rrugë. Për këtë arsye në disa rrugë të tilla do të harmonizohet infrastruktura që korsia e biçikletave të futet nëpër lagje.

Belind Këlliçi ka folur për presionin që Veliaj ushtron ndaj administratës së Bashkisë së Tiranës.

“Çdo ditë punonjës të administratës së bashkisë që shkojnë me detyrim në takimet e Veliajt më shkruajnë pasdite, “Belind le të vendosë Veliaj kuti votimi në godinën e bashkisë dhe të shohë si del”, pra, kjo tregon presionin që ushtrohet ndaj administratës ndaj punonjësve me aplikacionin akt1visti e patronazhisti”, – është shprehur Këlliçi.

“Kam ngjitur shkallët e karrierës në PD hap pas hapi”,- është shprehur kandidati Partisë Demokratike për Tiranën duke u shprehur se karriera e tij në PD ka filluar që në vitin 2009.

“Rrugëtimi im në parti ka kaluar nga aktivist i thjeshtë deri në këtë fazë që jam aktualisht si kandidat për bashkinë. Ndërsa Veliaj i ka marrë të gjitha postet dhuratë dhe për këtë arsye Edi Rama e tall, i thotë lyej shkallët në orën 05:00 të mëngjesit, e le në një cep në takime të tjera. Të gjitha këto sepse Veliaj i detyrohet atij për karrierën politike. Me mua nuk ndodh kjo, kam takuar 8000 anëtar e simpatizantë partie në Primare”, – është shprehur Këlliçi.



9 Comments

  1. Shpresoj që së paku Shkëlzeni t’u paguajë lekët e fushatës, pasi praktikisht ata nuk kanë më zë në një fushatë, ku Berisha del dy herë ditën nga 1 orë live në TV dhe ata postojnë në Facebook video të trukuara sikur gjoja bëjnë fushatë.

    1. Ilir Kulla nje ish gazetar i deshtuar, pyesni baba kar-lon, e ish gazeta shqiptare sot report tv.
      Ndersa arjan leshcurri nje hale-analist anonim qe bredh lart e poshte, nuk dihet ne emer te kujt flet……
      Me pak fjale vari lesht e currrit

  2. Belind jevgu, na e bej edhe ujin falas. Edhe parkingjet publike falas. Edhe pidhin a mamit tat falas. Rrot kari 🤦‍♂️

    1. Boll se na e shpife vetem me transportin! Po per shtepite mbi 50 vjecare qe do prishe Rama me firmen e vjerrit tend cfare do besh??
      Mua me dukesh me.keq se Luli qe bente si nevrik neper intervista.

  3. o jevgji sorosian, por sdo heqim Velian per transportin publik o bole. Nai gjo per ndertimet do besh, do vesh fre masakres qe i behet tiranes edhe cdo hapesire ne tirane. Te fala vjerrit

  4. O kerriç nese ke ndermend qe me “transpordhin falas” ke ndermend te ulesh ndotjen, perfshire edhe perfitimet, duhet ne rradhe te pare tu besh me dije njerezve qe ndotja ka shkuar ne nivele alarmante. E ke fakt te provuar nga shume agjenci !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *