• |
ide | kryesore

Del VIDEO e autorëve/ 6 minuta e 11 sekonda për të vendosur tritolin tek makina e kreut të PD

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
PD



Zbulohen pamjet kur dy persona i afrohen makinës së kreut të PD në Vaun e Dejës, Benard Ndreca dhe i vendosin lëndën shpërthyese.

Personat ende të paidentifikuar instalojnë tritolin ne pjesën e përparme të makinës nga ana e pasagjerit.

Siç shihet nga pamjet, një prej autorëve shtrihet në tokë nga ana e djathtë e makinës, pranë gomës, për të vendosur eksplozivin, ndërsa tjetri e ruan dhe asiston.

Montimi i eksplozivit ka zgjatur reth 6 minuta dhe më pas dy autorët janë larguar.

Banesa e Ndrecës ndodhet në fshatin Paçram dhe shpërthimi ka ndodhur në momentin kur Ndreca po hipte në makinën e tij.

Ky sulm me eksploziv ndaj kreut të PD ndodh në nisje të një fushate elektorale ku z. Ndreca është angazhuar me të gjitha energjitë me koalicionin “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Lexo më tej: Pamje shokuese/ Shikoni momentin e atentatit ndaj kreut të PD të Vaut të Dejës 



2 Comments

  1. Kush e mban mend para dhjete vites kur sapo sekti mavi erdhi ne pushtet , per nje vit rresht e tritolizoi vendin .
    Tani qe po i vjen ngordhja perseri nxorri “llokumet e tritolit ” nga menget . Kur bushtres i vjen ngordhja shkon e ben çiçin ne dere te kishes apo xhamise .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *