• |
ide | kryesore

Inzaghi injoron kritikët pas natës magjike në Da Luz: “Asnjë revansh personal, fituam raundin e parë”

-Instant, Sport
Da Luz



Inter fitoi 2-0 në shtëpinë e Benfica në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Një mbrëmje magjike në Da Luz për zikaltrit, që shohin veten një hap larg gjysëmfinales për herë të parë në 13 vjet. Tekniku Simone Inzaghi nuk mund të mos jetë i kënaqur nga një përfaqësim i tillë i skuadrës së tij. Inter pothuajse nuk lejoi asgjë e diti të mbyllë ndeshjen: “Kundër një ekipi të fortë dhe në një stadium të nxehtë, djemtë luajtën një ndeshje të shkëlqyer – komentoi Inzaghi -. Ne fituam raundin e parë dhe është një kënaqësi e madhe. Por asgjë nuk është mbyllur ende”.

Interi në Lisbonë tregoi fytyrën e tij më të mire, duke dhënë idenë se Da Luz ishte fundi i një tuneli të errët: “Në ndeshjet e fundit nuk kishim fituar. Por kishim luajtur ndeshje të mira. Jemi në një moment vështirësie të madhe, por duhet të shkojmë më tej dhe po e shijojmë këtë moment. Kisha shumë shpresë sepse në ndeshjet e fundit kishim luajtur duke krijuar shumë, përtej rezultatit”.

Lexo më tej: Video/ Manchester City ‘dhunon’ 3-0 Bayern në Etihad, Haaland i pandalshëm: Inter magji në Lisbonë

Një revansh në fushë për teknikun Inzaghi: “Unë punoj për Interin dhe përpiqem ta bëj në mënyrën më të mirë të mundshme. Dëgjoj kritikat deri në një pikë të caktuar. Por pastaj duhet vetëm të punosh për të bërë më shumë dhe më mirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *