• |
ide | kryesore

Rama në Lezhë: Kundërshtarit tonë i ka humbur pini

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama është ndalur pasditen e sotme në qytetin e Lezhës, në kuadër të rrugëtimit të gjelbër drejt “14 Majit”.

Në lidhje me kundërshtarin e Pjerin Ndreut, Rama tha se atij i ka humb pin-i përderisa është bërë pjesë e dy hijeve.

Sipas tij, Lezha për shumë vite nuk pa për të pasur një kryetar bashkie si Pjerin Ndreu.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Unë nuk dua të merrem me kundërshtarin tonë në këtë bashki, por ai që i jep karrierën dy hijeve, ka një problem me sistemin e vendimarrjes, i ka humb pin-i.

Këto janë zgjedhje shumë të qarta, të shkojmë përpara apo të kthehemi prapa. Me pin apo pa pin, këtu është pyetja.

Unë mendoj që Lezha nuk do e bëjë atë gabim, sepse do jetë një gabim shumë i madh sepse do i mbylli vetes rrugën.

Sa i përket punëve tona, mendoj që kemi ardhur në një kohë ku punët tona flasin vetë më në fund. Me reformat dhe kembënguljen arritën të rrisin pagat dhe synojmë ti rrisin akoma.

Shqipëria është në një faze të re ekonomike. Do kemi gjithnjë e më shumë investime të huaja. Kujt i ka shkuar në mëndje që Shqipëria do të marrë role ndërkombëtare.

Që kemi ende probleme dhe plagë për të adresuar, nuk diskutohet. Duhet të krijojmë mundësi që të rrisin edhe pensionet, vendet e punës të mirëpaguara.

Turizmi po rritet në mënyrë marramendëse, do të rritet edhe më shumë. Do të thotë më shumë të ardhura më shumë ekonomi.

Ata tjerët që janë me probleme vetë, nuk mund të zgjidhin probleme. Ata kanë halle që mos i past kush, e do zgjidhin hallet e Lezhës? Jo më jo, ata duan pengje. Me sa më shumë pengje ata do të kenë mundësi negociojnë të ardhmen e tyre.

Nuk ka për ta pasur Lezhe për shumë vite një kryetar bashkie si Pjerin Ndreu. Tani ka edhe ky të metat e veta, si çdo njëri që vjen nga një karrierë. Unë kam problem, pikturoj në zyrë, ndërsa Ndreu nuk rri pa reaguar kur sheh diçka që nuk shkon në polici.

Nuk del dot njeri ti thotë Ndreut, që unë kam bërë më shumë se ty, ose unë kam mundësi të bëj më shumë se ty.

Janë projekte që flasin, financimet që flasin. E sigurtë që 4 vitet e ardhshme do ta bëjmë Lezhën më të mirën.

Ndërsa një njeri pa pin dhe pa bateri, ça mund të bëjë ai për ju? Jo ju se ju e keni ndarë mendjen, por ata që nuk e kanë ndarë akoma.



15 Comments

  1. Nuk eshte puna se kundershtarit tone i ka humbur pini, por i ka humb edhe popullit qe po

    i mbeshtet nongratat. Duket se u kane hedhur trute e gomarit. Si mund te shkosh pas nongratave

    kur ata nuk i don vete Amerika. Cfare duan me teper ky milet, cfare argumenti duan me teper .

    Ate qe thote Amerika voto, dhe eshte e qarte se po thote per rilindjen, ate duhet te votojme.

    Le te jete rilindja e korruptuar, ja kemi bere hallall, perderisa i do Amerika.

  2. Po ti ke rrjepur gjithe vendin..pinat i ke vjedhur me kohe.
    Rendsi ka ja fut pinin palikarsi perdite se e ka ves.🖕

  3. Pinin e gjithe qytetareve e kane edhe hakerat ne internet zoti Rama, se shteti qe ndertoi “rilindja” eshte lakuriq si ne plazhin e Malit te Zi…

    1. Detashmenti i trollsave patronazhistë në veprim.Rames dhe juve jo vetëm ju ka humbur pini por smartfonët.Akoma jetoni në një botë paralele që çdo gjë që thoni është realitet!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *