• |
ide | kryesore

Tiranë, aksidentohet urbani te “Siri Kodra”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një tjetër urban që lëviz në Tiranë është përplasur ditën e sotme, sipas një videoje të publikuar nga JOQ në Instagram.

Bëhet fjalë për një urban “Green” i cili është përplasur me një mjet tjetër në zonën e rrugës “Siri Kodra” në kryeqytet.

Kujtojmë se një tjetër urban i Kamzën u përplaset ditën e djeshme duke hipur mbi bordurat ndarëse të rrugës. Kohët e fundit urbanët e Tiranës janë përfshirë në aksidente të shumta, ku ai më i rëndi ishte pranë Parkut Rinia ku autobusi mori 9 makina para dhe plagosi 10 persona.

Përballë kësaj situate bashkia e Tiranës vazhdon dhe hesht, ndërsa kryebashkiaku Veliaj akuzon faqe si Lolita dhe JOQ se po i vënë gjoba për urbanët.



6 Comments

  1. Nga foto tregon qe faji eshte i cecenit shofer dhe jo i autobuzit,kudo ne bote autobuzi dhe taksite kane prioritet ne rruge

  2. po cili urban mor toça ,a e dini kuptimin e fjales urban apo lesh?
    Autobusi i linjes filan fistek ….na keni care ate qe s’thuhet

  3. E sigurte se ketu ka gisht opozita e nongratave qe tua hedhin fajin bashkise e kryebashkiakut
    tone te nderuar Erion Veliaj. Policia mos te beje sehir se si shume shpesh po ndodhin keto
    aksidente. Pse po ndodhin tani ne prag te zgjedhjeve ? Kjo eshte loje e Berishes nuk diskutohet.

  4. Ehh por aq afer sa i rrine autobusit ato makinat e vogela patjeter qe do te ndodhi aksidenti. Pastaj nga fotoja duket sikur automjeti Volkswagen po i pret rrugen…

    1. derisa makina ecen aq afer nuk mendon o njeqelizor nga truri se aty aq kishte rrug per te kaluar???? Se nuk ka rrug si duhet ne Tiran nuk esht veshtir ta kuptosh

  5. Komentuesit janë në shumicë aktivistët që bëjnë “detyrën patriotike” , por kanë makina e nuk hipin në autobuza, ndaj duhen mirëkuptuar edhe kur fajësojnë shoferin, makinën që kalon afër, madje edhe opozitën, se Lali i tyre i ka “duart akullore” e nuk jep licença “fap e fap”…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *