• |
ide | kryesore

Plagoset 22 vjeçari shqiptar në Greqi

-Instant, Lajme, Të fundit



Një sherr mes të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Athinë. Mediat greke raportojnë se dy grupe të rinjsh janë takuar për të zgjidhur mosmarrëveshjet që kishin, por më pas janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin. Për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.

Të plagosurit janë një 22 vjeçar shqiptar dhe një 17 vjeçar grek. Pas ndërhyrjes së policisë, u shoqëruan në polici 17 persona.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *