• |
ide | kryesore

Sulmet ruse/ Shkon në 11 numri i viktimave në Ukrainë

-Instant, Lajme, Planet



Të paktën 11 persona kanë vdekur në qytetin ukrainas, Slloviansk, si pasojë e sulmeve ruse në një ndërtesë banimi. Kjo është njoftuar nga autoritetet ukrainase të shtunën. Autoritetet ende janë duke kërkuar nën rrënoja, derisa kanë thënë se në mesin e viktimave është edhe një dyvjeçar. Sipas tyre, të paktën 20 persona janë të plagosur si pasojë e sulmeve.

Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov, ka thënë se ndërtesa në Slloviansk ka qenë në depo nafte e ushtrisë ukrainase. Luftimet mes forcave ukrainase dhe atyre ruse, vazhdojnë të jenë intensive, sidomos në rajonin e Donjeckut.

Moska, në anën tjetër, ka raportuar për sukses të vogël në juglindje të Sllovianskut, në qytezën e Bahmutit, e cila është kthyer në hapësirë të kontestueshme që disa muaj. Konashenkov ka thënë se mercenarët e grupit rus Wagner, kanë fituar kontrollin e dy lagjeve tjera.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *