• |
ide | kryesore

PD e vulës ankohet në KAS: Koalicioni i Berishës të shënohet me emrin e Metës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
PD



PD-ja e vulës e drejtuar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj i është drejtuar me një padi Konisionit të Animimeve dhe Sanksioneve në KQZ. Përfaqësuesi ligjor i kësaj force, Indrit Sefa ka dorëzuar një ankimim për fletët e votimit të miratuara nga KQZ për zgjedhjet e 14 majit. Ai është kundër vendimit të kryekomisionerit Ilirian Celibashi që vendosi që në fletën e votimit të mos shënohet emri i kryetarëve të partive në rast koalicioni.

Në një postim në Facebook ai thotë se në fletën e votimit duhet të jetë emri i Ilir Metës si drejtuesit i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ndërsa akuzoi Celibashin se i ka bërë një qokë “koalicionit non grata”. Pse kjo padi? Prej ditësh grupi i Alibeajt po e sulmon partinë e Berishës se i ka detyruar demokratët të votojnë partinë e Ilir Metës. Ndaj ata kërkojnë që ta sanksionojnë këtë edhe në fletën e votimit.

“Qokat e vazhdueshme të Celibashit për koalicionin e të padeshiruarve (Non Grata) nuk do të ndalojnë PD të ndërmarrë të gjitha hapat ligjorë dhe institucional për ta kthyer KQZ në rrugen e ligjit. Sot dorëzuam ankimin në KAS për të ndjekur rrugën institucionale të përcaktuar nga Kodi Zgjedhor. Bashkëlidhur tij vendosëm dhe propozimin tonë për Fletën e Votimit dhe Fletën e Votimit e përdorur në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021.

Siç ja bëra me dije në seancë publike me këto vendimarrje është duke minuar proçesin zgjedhor me vetëdijë. Nuk ka ekzistuar dhe nuk ka për të ekzistuar kurrë një subjekt zgjedhor në fletën e votimit pa të dhënat e atij që e drejton. Unë e kuptoj sikletin e vendosjes së emrit por kjo kurrsesi nuk është në dorë të askujt vecse të ligjit. Bejëni vetë diferencën. Celibashi o ka shkelur ligjin në 2021 ose është duke e shkelur tani. Përgjigjën e di vetë ai” – shkroi Sefa në Facebook. ©LAPSI.al



7 Comments

      1. Interesi i Rames ishte dhe eshte vula ne dore te 3 dordoleceve duke lene opoziten me te madhe de jure jashte zgjedhjeve. Alibejbashbythqiri dhe 2 anonimet e tij po ja bejne rrespektin Kryeministrit me se miri duke prostituuar per te.

    1. Themi Rama kundërshtari më i madh i Berishës.Kjo është normale.Por kundërshtari më i keq janë këta langaraqër bazhibizukë që kishin zaptuar partinë dhe e kishin bërë pronë të tyre.Dhe tani këtë inat e cmirë këta karrieristë të sëmurë e të pandreqshëm për humbjen e privilegjit të pamerituar e nxjerrin në këto forma.Me një egërsi të paparë duke treguar vese të një rrugaçërie ekstreme dhe të mos qënit demokrat kërkojnë si e si të shkatërrojnë çdo gjë në opozitën e vërtetë fakt që shërbimin Ramës t’ja kryejnë deri në fund.

  1. Në kushtet kur nuk ka parti të organizuar me struktura, anetaresi, vijë politike dhe figura, çeta e Alibeut bën fushatë me kërkesa e ankesa në Gjyqesor, KQZ e sigurisht edhe permes tellallëve ne media.

    Pa program dhe vetem me fjalën “non grata” në gojë, si te hidhte bombën që do të copëtonte kundershtarin e tij në keto zgjedhje, “Bashkë fitojmë” , pas marrjes se 1.3 milion eurove dhe zyrave të ish Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë, krah Komitetit Qendror e përballë Edi Rames, çeta mendoi, se e fitoi davanë.

    Me ca “balila” në politike që i kanë mbetur, Alibeaj jurist e ka zgjidhur hallin e fushatës, për cdo ditë një kërkesë apo ankesë dhe mediat mbushen e flasin për “hallet” e opozitës së vulës.

    Të tjera kërkesa do të shohim tani që Studio ligjore Henri Cili ka hyrë në punë -Përpara …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *