• |
ide | kryesore

Bebe Rexha kritikon sugjerimin e kërkimit në TikTok për peshën e saj

Paparazzi, Slider



Bebe Rexha kundërshtoi algoritmin e TikTok për sugjerimin që përdoruesit të kërkojnë rezultate në lidhje me peshën e saj.

“Të shohësh atë shirit kërkimi është kaq shqetësuese”, shkroi Rexha në Twitter së bashku me një pamje të aplikacionit për ndarjen e videove që ofron “bebe rexha weight” si një opsion kërkimi.“Unë nuk jame çmendur sepse është e vërtetë. Kam shtuar në peshë,” pranoi ajo. “Por kjo thjesht është e neveritshme.”

Kur një fanse shkroi në Twitter se nuk duhet të kujdeset për atë që mendojnë të tjerët dhe të bëjë vetëm atë që e bën atë të lumtur, Rexha u përgjigj: “Unë jam duke punuar me veten çdo ditë. Thjesht jam dekurajuar pak tani.” Megjithatë, Bebe është shprehur se sa mirënjohëse është për fansat që nuk e gjykojnë në bazë të pamjes së saj. “Faleminderit për të gjithë njerëzit që më duan pa marrë parasysh çfarë”, ka shkruar ajo.

Artistja është shprehur hapur për vështirësitë e saj me imazhin e trupit dhe aftësinë e saj për ta dashur veten. Në dhjetor 2021, ajo ndau në TikTok se ishte në peshën e saj më të rëndë pasi kënaqej gjatë pushimeve. “Tashmë u peshova dhe nuk ndihem rehat ta ndaj peshën sepse ndihem në siklet”, tha mes lotësh Rexha, . “Unë thjesht ndihem e neveritshme, e dini, si në trupin tim.”

Fituesja e Grammy shtoi se nuk kishte postuar aq shumë përmbajtje në mediat sociale sepse nuk ndihej e sigurt.“ Nuk ndihem mirë në lëkurën time, dhe kur nuk ndihem mirë, nuk dua të postoj, dhe kjo është me të vërtetë arsyeja që nuk kam postuar në vitin e fundit apo aq shumë sa dikur”, rrëfeu ajo. /Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *