• |
ide | kryesore

Jason Derulo reagon pas sulmit ndaj Bebe Rexha-s

Paparazzi, Slider



Jason Derulo u ka kërkuar artistëve që të mos bëjnë foto në skenë me telefonat e fansave sepse kjo po e bën jetën “të rrezikshme”.

Krijuesi i hitit të ‘Talk Dirty’ beson se ata janë inkurajuar t’i hedhin celularët performuesve  pasi kanë parë këngëtarë të tjerë duke bërë fotografi gjatë shfaqjeve , por ai mendon se kjo praktikë ka krijuar një precedent shqetësues pas incidentit të Bebe Rexha.

Jason i tha TMZ: “Më ka ndodhur mua. Njerëzit me të vërtetë duan të hedhin telefonat e tyre sepse mendojnë se artisti do të bëjë një foto dhe unë mendoj se ata duhet të ndalojnë këtë gjë.”Është si Matrix, duhet t’u shmangesh këtyre telefonave! Po bëhet e rrezikshme. Të lëshosh telefonin në skenë, është një çmenduri.
Derulo paralajmëroi fansat që një sjellje e tillë është mungesë respekti për artistët e tyre të preferuar. Ai shtpi : “Nuk merr asgjë nga kjo, gjithçka që bën është të mos respektosh artistin”.

Reagimi i tij  vjen menjëherë pasi Bebe iu desh të shkonte në urgjencë pasi një fans hodhi telefonin e tij celular në mes të këngës së saj dhe Ava Max u godit me shuplakë në skenë. Kjo e fundit shkroi në Twitter pas shfaqjes: “Më goditi aq fort sa më gërvishti pjesën e brendshme të syrit. Ai nuk do të vijë më kurrë në një shfaqje. Faleminderit fansave që jeni spektakolar sonte në LA!!”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *