• |
ide | kryesore

Bejko: “Belo” nuk denoncon dot një kullë oligarku

Arkiva, Lajme, Të fundit
bejko kellici



Kandidati i PD-së së vulës Roland Bejko ka gjetur pikën nevralgjike të vëllait të tij armik demokarat: varësinë nga të njëjtë oligarkë që mbështesin Edi Ramën. Në një takim të vakët të hapjes së fushatës, ku binte në sy jo vetëm prezenca, por edhe fryma e Preç Zogajt, e vetmja gjë që mund të veçohej ishte kjo kritikë për konkurentin. “Belo nuk përmend dot me emër asnjë kullë betoni të oligarkëve se nuk e lejojnë bashkëpunëtorët e tyre Saliu dhe Iliri”, tha Bejko.

Në fakt, në këtë fushatë i vetmi kandidat që po bën një betejë reale kundër betonizimit të qytetit është Arlind Qorri. Ai ka regjistruar një sërë videosh përpara kullave të betonit që kanë ngrënë sipërfaqen e gjelbërt të parkut të liqenit. Opozitarëve të tjerë u mungon kjo lloj kurajoje.

E bukura është se edhe vetë Roland Bejko, që në fjalimin e tij shigjetoi Këlliçin, nuk qe në gjendje të përmendte me emër gradacielën e asnjë oligarku.   

©Lapsi.al



1 Comment

  1. Kumarxhiu ose kandidati Bejko i mbytur ne borxhe mendon se nepermjet kesaj fushe te siguroj ndonje lek duke share Berishen.
    Nuk shtyhet ushtria duke bere shurren o bejko kumarxhiu ,do ta kesh te veshtire te besh para duke share Saliun ketu radhen ta ka zene muçnano,shiko ndonje pune tjeter ,çoban per shembull te heq zona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *