• |
ide | kryesore

Dita e të vërtetës në Champions: Napoli e Chelsea në kërkim të përmbysjeve historike

-Instant, F1, Sport
Napoli



Në mbrëmje do të përcaktohen edhe dy skuadrat e parë gjysëmfinaliste të Champions League. Napoli do të presë në Maradona Milan. Kuqezinjtë shkojnë me një avantazh të një goli, që nuk jep garanci vërtetë, por është një favor sinjifikativ. Chelsea në anën tjetër në Londër duhet të bëjë një gjysëm mrekulli. Lampard duhet të rikuperojë dy gola ndaj Real Madrid, por me formën katastrofike të Blues është vështirë të imagjinohet.

NAPOLI – MILAN

Ka ardhur momenti i së vërtetës për Napolin dhe Milanin. Pas 1-0 në favor të kuqezinjve në ndeshjen e parë, sonte në “Maradona” skuadrat luajnë kalimin në gjysmëfinale të Champions. Një objektiv historik për të kaltrit e kuqezinjtë, absolutisht i paimagjinueshëm. në prag të këtij sezoni të çuditshëm, të ndarë përgjysmë. Napoli gjen Osimhen në qendër të sulmit, por do të duhet të bëjë pa Kim dhe Anguissa për shkak të skualifikimit. Megjithatë, nuk ka probleme stërvitore për Milan, që do të jetë në gjendje të luajë me formacionin më të mirë.

NAPOLI

Luciano Spalletti do të detyrohet të bëjë të paktën dy ndryshime nga ndeshja e pare. Megjithëse një e tretë mund të transformojë shpresat e ekipit të tij për të përmbysur deficitin 1-0. Kim Min-jae u ndëshkua për protesta në fund të ndeshjes në San Siro. Qendërmbrojtësi i Napolit i bashkohet Andre-Frank Zambo Anguissa të skualifikuar. Sidoqoftë rikthimi i golashënuesit më të mirë Victor Osimhen në vijën e parë do të jetë lajmi më i bujshëm. Edhe pse nigeriani tashmë është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi, zëvendësi i tij Giovanni Simeone sërish do të mungojë me një problem në kofshë. Sulmuesi tjetër Giacomo Raspadori duhet të dalë nga 11-shi startues. Në mungesë të Anguissa, janë Eljif Elmas ose Tanguy Ndombele që do të plotësojnë treshen e mesfushës. Të sigurtë në repart janë Stanislav Lobotka dhe Piotr Zielinski. Ky i fundit ka qenë i përfshirë në pesë gola nga katër paraqitje në shtëpi në Champions League këtë sezon. Për sllovakun mesatarisht një përfshirje në gol çdo 49 minuta.

Lexo më tej: Video/ Bennacer trondit Napolin, Milan drejt gjysmëfinales: Real Madrid nuk gabon, 2-0 ndaj Chelsea

MILAN

Ndërkohë Milani bëri 10 ndryshime në ekipin e tyre të shtunën. Vetëm Mike Maignan u mbajt në fushë dhe linjave të dyta të Stefano Pioli iu dha një mundësi për të bërë përshtypje. Duke u rikthyer në fuqinë e plotë, kuqezinjtë duhet të mbeten të pandryshuar nga fitorja e javës së kaluar në tokën vendase. Olivier Giroud kryeson linjën ofensive, me veteranin që ka qenë i përfshirë në gjashtë gola nga nëntë paraqitje evropiane këtë sezon. Kjo është shifra më e mirë për Milan që nga Zlatan Ibrahimovic në sezonin 2011-12. Sulmuesi suedez është i dëmtuar, kështu që do të mungojë sonte në Maradona. Por Simon Kjaer, Sandro Tonali dhe Rafael Leao janë ndër ata që do të paraqiten sërish nga minuta e parë. Vetëm Vinicius Junior i Real Madridit ka konkluduar më shumë driblime se Leao (33) në Ligën e Kampionëve këtë sezon. E shifra e anësorit portugez përfaqëson nivelin më të lartë për një lojtar të Milan që nga Kaka në 2004-05 (37).

FORMACIONET E MUNDSHËM

Napoli:
Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Jesus, Rui; Ndombele, Lobotka, Zielinski; Lozano, Osimhen, Kvaratskhelia

AC Milan:
Maignan; Calabria, Kjaer, Tomori, Hernandez; Krunic, Tonali; Diaz, Bennacer, Leao; Giroud

CHELSEA – REAL MADRID

Chelsea u detyrua të luante gjysmën e fundit të ndeshjes së parë me 10 lojtarë pasi Ben Chilëell iu dha një karton i kuq direkt. Faulli si lojtar i fundit ndaj Rodrygo e bën mbrojtësin e majtë të jetë i pezulluar në Stamford Bridge. Kështu, Marc Cucurella me shumë mundësi do të luajë në krahun e majtë. Kalidou Koulibaly është jashtë për “çështje javësh” për shkak të problemit muskular të pësuar në Bernabeu. Senegalezi i bashkohet kështu Armando Brojas (gju) jashtë fushe. Ndërsa Kai Havertz (gju), Ruben Loftus-Cheek (shpinë) dhe Carney Chukëuemeka (traumë) të gjithë do të kenë nevojë për vlerësim gjatë 48 orëve të ardhshme. Por treshja është stërvitur përpara kësaj ndeshje. Thiago Silva dhe N’Golo Kante u lanë jashtë skuadrës në përballjen me Brighton me ndeshjen e dytë në mendje. Do të rithirren në cështje edhe Reece James, Joao Felix dhe Mateo Kovacic. Nga ana tjetër, Pierre-Emerick Aubameyang, Benoit Badiashile, David Datro Fofana dhe Noni Madueke janë të padisponueshëm.

REAL MADRID

Trajneri i Real Madrid, Ancelotti ishte gjithashtu pa disa pedina fondamentale gjatë fundjavës, për shkak të goditjeve dhe dëmtimeve. Vinicius Junior dhe Toni Kroos që të dy munguan me mbingarkesë muskulore, së bashku me viktimën e pulpës Ferland Mendy. Rikthimi i Mendy nuk do të jetë këtë javë, por Kroos dhe Vinicius duhet të jenë gati. Kështu që shpërthimi i Asensio dhe golat e tij së fundmi nuk do ta shpëtojnë nga pankina. Në të kundërt, goli i Fernandez në fundjavë mund t’i japë teknikut Ancelotti idenë e ripropozimit. Eduardo Camavinga mund të përdoret sërisht në krahun e majtë dhe tek francezi tekniku ka besueshmëri të plotë.

FORMACIONET E MUNDSHWM

Chelsea:
Kepa; James, Fofana, Silva, Cucurella; Fernandez, Kante, Kovacic; Mudryk, Havertz, Felix

Real Madrid:
Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Camavinga; Modric, Valverde, Kroos; Rodrygo, Benzema, Vinicius Jr



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *