• |
ide | kryesore

Jennifer Aniston zbulon sekretin e rinisë

Paparazzi, Slider



Jennifer Aniston është e famshme për lookun e saj. Pavarësisht se është 54 vjeç, aktorja refuzon të plaket dhe ka lënë fansat të përpiqen të kuptojnë se çfarë bën ajo për t’u dukur kaq e re.

Në shumë raste, Aniston është pyetur për sekretet e saj rinore. Duke folur për Vouge në 2021, aktorja e Friends zbuloi se ajo përdor shpesh suplemente peptide kolagjeni. Ajo gjithashtu  ia ka atribuar pamjes së saj shkëlqyese edhe mënyrës së të menduarit.

“Mamaja ime ishte gjithmonë kaq e shëndetshme dhe në formë kur unë u rrita. Gjithmonë e kisha këtë si themel”, tha Jennifer për Vouge në të njëjtën intervistë.

Një video e postuar nga faqja në Instagram, ‘People Before’, ka ngritur mosbesimin e fansave në një nivel tjetër. Klipi, i cili është postuar nga llogaria me mbi 200 mijë ndjekës, tregon evolucionin e Aniston në kohë. Përdoruesit e platformës së mediave sociale nxituan të theksojnë se aktorja mezi ka ndryshuar nga mosha e hershme e rritur deri në ditët e sotme. “Gruaja më e bukur në botë”, tha një fanse. “Ajo nuk ka ndryshuar pak”, shtoi një tjetër.

Aniston bëri emër me serialin e njohhue, Friends, i cili u shfaq për 10 sezone midis 1994 dhe 2004. Teksa luante Rachel, aktorja u bë një nga të preferuarat e njerëzve dhe jo vetëm nga fansat besnikë të spektaklit. Në rolin e saj si Rachel Green, ajo fitoi zemrën e publikut për bukurinë e saj dhe hirin me të cilin interpretoi personazhin që në fund të serialit përfundoi pranë “dashurisë së saj të pamundur”, Ross Geller, të luajtur nga David Schwimmer./Lapsi.al

Marrë nga: Marca



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *