• |
ide | kryesore

Profil/ Drama e jetës së Matthew Perry: Fama dhe paratë nuk e shpëtuan dot

Arkiva, F1, Lajme, Stil, Të fundit
perry



Teksa në ekran ai po bënte miliona njerëz të qeshnin në shfaqjen më të madhe të televizionit, Matthew Perry ishte një burgosur në një cikël të dhimbshëm varësie dhe një beteje me demonët që buronte nga një fëmijëri e dëmtuar. Në vitin 1986, pasi u transferua në Los Angeles, Matthew Perry ishte i bindur se fama do t’i fshinte të gjitha problemet e tij.

“E kam dëshiruar këtë më shumë se çdo person tjetër në faqen e planetit” – shkroi ai në kujtimet e tij të sinqerta vitin e kaluar. “Unë kisha nevojë për të. Ishte e vetmja gjë që do të më rregullonte. Unë isha i sigurt për të.”

Perry përfundimisht do të përmbushte dëshirën e tij, duke u bërë 1 nga 6 yjet qendrore të sitcom-it më të dashur të 30 viteve të fundit. Roli si Chandler Bing në “Friends” solli gjithashtu edhe pasuri (1.1 milionë dollarëve për çdo episod) si dhe një varg të dashurash magjepsëse.

Megjithatë, në prapaskenë, përpjekjet e Perry për të mbajtur jetën e tij personale dhe shëndetin në shina dukej se vetëm po rriteshin. Në autobiografinë e tij, Perry rendit pasiguritë e tij nga një fëmijëri që u shënjua nga divorci i prindërve, por më tepër nga ndjenja e braktisjes nga të dy.

Nëna e tij ishte një kanadeze, mbretëreshë bukurie, e kthyer në gazetare, e cila shërbeu si sekretare shtypi e kryeministrit Pierre Trudeau. Babai i tij ishte një aktor amerikan i cili u shfaq në reklamat e Old Spice Aftershave. Pjesa më e madhe e fëmijërisë së Perry kaloi me nënën në Otava të Kanadasë, por ai tha se ishte një “fëmijë i kyçur brenda” sepse puna e nënës së tij “nënkuptonte se kalonte shumë kohë vetëm”.

Shkëlqimi si tenist

Nëna e tij kishte një punë stresuese, “dhe unë duke qenë qesharak priresha ta qetësoja aq sa ajo të gatuante pak ushqim, të ulej në tryezën e darkës me mua dhe të më dëgjonte, pasi e dëgjoja unë sigurisht”. Sa i përket babait të tij, “fytyrën e tij e kam parë më shpesh në TV apo në revista sesa në realitet”. Por ai ishte “heroi im”, shkruan ai.

Në moshën 10-vjeçare, Perry filloi të sillet keq, të vidhte para, të pinte duhan, t’i lëshonte notat dhe në një moment të rrihte edhe shokun e shkollës, djalin e Trudeau, Justin që tani është kryeministër i Kanadasë. Fillimisht e provoi pijen në moshën 13-vjeçare dhe thellë brenda vetes besoi se me të mund të largonte të gjitha ndjenjat e braktisjes.

Matthew Perry in New York to promote his first network series, "Second Chance" on the Fox Network in 1987

Kur u transferua në Los Angeles për të jetuar me babanë e tij në moshën 15-vjeçare, ai dukej se do të ndiqte një karrierë tenisti, pasi ishte një lojtar i ri që kishte rënë në sy në Kanada. Por ai gjeti një konkurrencë më të ashpër në Kaliforni dhe ndaj vendosi që synimi i tij të ishte aktrimi. Arriti të marrë pjesë në serialet e viteve 1980, “Charles in Charge” dhe “Growing Pains” dhe më pas role kryesore në “Sydney” të viteve 1990 dhe “Home Free” të vitit 1993. Kur i erdhi një skenar për një tjetër sitcom të ri të quajtur “Friends Like Us”, Perry e pa menjëherë veten në të.

“Kur lexova skenarin për “Friends Like Us” dukej sikur dikush më kishte ndjekur për një vit, duke më vjedhur shakatë, duke kopjuar sjelljet e mia, duke fotokopjuar pamjen time të lodhur nga bota, por edhe të rrahur me jetën”, – rrëfeu ai. “Një personazh në veçanti ra në sy për mua. Nuk ishte se mendoja se mund të luaja Chandler. Unë isha Chandler”.

Friends cast

Një avantazh i vogël ishte se ai ishte angazhuar tashmë në një “komedi fantastiko-shkencore” të një mbajtësi të bagazheve në aeroportin e Los Anxhelosit në vitin 2194. Por kjo doli të ishte një komedi e tmerrshme dhe dështoi. Aktori vendosi që tashmë zgjedhja e parë e tij ishte të luante Chandler në shfaqjen që më pas u titullua vetëm “Friends”.

Perry u bë aktori i fundit që u përfshi në serial. Ai ishte i sigurt se do të ishte një sukses. Kur u takua për herë të parë me krijuesen e serialit, Marta Kauffman kuptoi menjëherë se “sa e madhe do të ishte gjithçka”. Ai kishte të drejtë. Shfaqja u bë hit dhe fama që ai dëshironte kishte mbërritur. Por kjo nuk i pastroi problemet e tij.

Përplasja me Aniston

Bërja e këtyre shfaqjeve është edhe e dhimbshme, thoshte ai. “Ndihesha sikur do të vdisja nëse publiku në sallë nuk do të qeshte dhe kjo sigurisht që nuk është e shëndetshme. Ndonjëherë mund të thosha një rresht dhe ata nuk qeshin dhe unë djersitesha dhe menjëherë hyja në konvulsione. Nëse nuk do të merrja të qeshura, trembesha. E ndjeja këtë çdo natë. Ky presion më futi në një vend të keq”.

Ai filloi të pinte më shumë me shpresën se vodka do të rregullonte gjërat që fama nuk i kishte bërë. Në një moment, ishte aq keq sa Jennifer Aniston u përball me të. “Ne mund ta nuhasim alkoolin” – tha ajo në një mënyrë të çuditshme, por edhe me dashuri. Shumësi “ne” më goditi si një vare” – rrëfen Perry, por shton se aktorët u mblodhën për ta mbështetur. Ai mori një shok për ta ndihmuar në rrugën drejt rimëkëmbjes.

Cast members of "Friends" winner for Best Comedy Series at the 54th Annual Emmy Awards. L-R: David Schwimmer, Lisa Kudrow, Matthew Perry, Courteney Cox Arquette, Jennifer Aniston and Matt Leblanc

Megjithatë, përpjekjet për shërim ishin të vështira. Ai ishte sa brenda jashtë rehabilitimit. Në vitin 1997, një aksident me jet-ski e bëri që të niste varësinë nga ilaçi Vicodin, një qetësues i dhimbjeve. Kishte probleme me alkoolin, metadonin dhe amfetaminat dhe në vitin 2000 u shtrua në spital me pankreatit. Një herë ai i tha “BBC Radio 2” se nuk i kujtohej të kishte filmuar 3 vjet të Friends. “Unë isha komplet jashtë në atë kohë. Ndodhi diku midis sezoneve 3 dhe 6”.

Pas shumë përpjekjesh për trajtim, ai shkroi në kujtimet e tij se kishte qenë më i matur nga viti 2001 e në vijim “me përjashtim të rreth 60 ose 70 rasteve fatkeqe”. Kur “Friends” arritën në episodin e fundit, 3 vjet më vonë, aktorët, ekipi dhe publiku ishin në lot. Perry tha se ai nuk ndjente asgjë. “Unë nuk mund të them nëse kjo ishte për shkak të opioidit që po merrja apo nëse në përgjithësi kisha vdekur brenda”.

Pas një suksesi kaq të madh, ishte e vështirë për të gjithë anëtarët e kastit të përsërisnin atë sukses. Perry luajti më pas si një producent ekzekutiv televiziv në “Sunset Strip” dhe pati role të paharrueshme në filmat “The West Wing” dhe “Ally McBeal”. Të tjerë sitcom-ë erdhën dhe ikën. Ai luajti një drejtues radioje sportive në “Go On”; një menaxher të arenës sportive në “Mr Sunshine” apo si një shok banese në “Çifti i çuditshëm”. Filmat e tij përfshinin “The Whole Nine Yards” dhe vazhdimin “The Whole Ten Yards” me mikun e tij Bruce Willis, plus komedinë romantike “Fools Rush In” me Salma Hayek si dhe në filmin “17 Again”.

Bruce Willis and Matthew Perry during "The Whole Ten Yards" World Premiere - After-Party at The Sunset Room in Hollywood

Në vitin 2016, ai shkroi një shfaqje të quajtur “The Fund of Longing” të cilën gazeta “Times” e konsideroi se shënonte “eksplorimin e kërkimit të personazheve të tij për dashuri dhe përkushtim dhe dëmin që mund të shkaktohet kur ato gjëra vazhdojnë të mungojnë në jetë”. Perry nuk gjeti kurrë dashuri të qëndrueshme dhe iu shmang angazhimit.

“Kam nevojë për dashuri, por nuk e besoj atë”

Fillimisht në “Friends” ai nisi të “ngacmohej” me Aniston, por ato ndjenja avulluan shpejt, kryesisht për shkak të “mungesës së saj shurdhuese të interesit”. Ai më pas u bashkua me Julia Roberts kur ajo u bë pjesë e shfaqjes. Por edhe kjo dështoi për shkak të pasigurive të Perry pasi ai ishte vazhdimisht i bindur se ajo do ta linte.

Matthew Perry and Julia Roberts

“Pse nuk do ta bënte ajo? Unë nuk isha i mjaftueshëm për të; kurrë nuk mund të mjaftoja; isha i thyer, i përkulur, i padashur. Kështu që në vend që të përballesha me agoninë e pashmangshme të humbjes së saj, u ndava me të bukurën dhe brilanten Julia Roberts” – rrëfente ai.

Matthew Perry and Salma Hayek enter a home in a scene from the film 'Fools Rush In', 1997

Pati edhe marrëdhënie të tjera duke përfshirë me Tricia Fisher, aktoret Lizzy Caplan dhe Yasmine Bleeth si dhe menaxheren e talenteve Molly Hurwitz. Por ai tha se e kishte të vështirë t’i lejonte njerëzit të bëheshin pjesë e jetës së tij. “Kam nevojë për dashuri, por nuk e besoj atë”.

2 javë në koma

Ndërkohë, problemet e tij shëndetësore arritën kulmin në vitin 2018. Zorra e trashë e tij “shpërtheu” për shkak të abuzimit me opiumet duke pasuar një operacion 7-orësh ku atij iu dha një shans 2% për të kaluar natën e parë. Ai e bëri, por i kaloi 2 javët e ardhshme në koma.

“Unë kisha vrarë vetë veten” – shkroi ai më vonë. “Unë kurrë nuk kisha qenë i vetëdijshëm se marrja e gjithë atyre barnave dhe shumë drogash ishte thjesht një përpjekje e kotë për t’u ndjerë më mirë.”

Në kujtimet e tij, ai tregoi se si kishte shpenzuar 7 milionë dollarë në total duke u përpjekur të bëhej esëll. Kishte marrë pjesë në 6 mijë takime të Alkoolistëve Anonimë, kishte kryer 15 periudha në rehabilitim dhe kishte shkuar në terapi 2 herë në javë për 30 vjet. Ishte një çmim i lartë për ato pasiguri të rrënjosura thellë që nuk u rregulluan as nga fama e madhe.

Ai e ktheu kompleksin e tij në plazhin Malibu prej 10 milionë dollarësh “Perry House” në një objekt jetese për burra esëll në vitin 2012. Projekti mori një çmim nga “Shtëpia e Bardhë” një vit më pas. Ai e shiti atë 2 vjet më vonë, por tha se ishte ende i përkushtuar për të ofruar shërbime për të varurit që shërohen. Tani, pas vdekjes së tij, ajo punë po vlerësohet krahas ndikimit që ai bëri me talentin e tij të aktrimit. Ai do të mbahet mend gjatë nga fansat e Friends, mbi të cilat se si ai arriti të mbante të fshehta të metat dhe të zbulonte shkëlqimin e tij natyral komik. ©BBC, LAPSI.al

LEXO EDHE: Hetimet/ Çfarë gjeti policia në shtëpinë e aktorit Matthew Perry



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *