• |
ide | kryesore

Meta: Rama i tmerruar nga autobusi i shpresës dhe fitores

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se kryeministri Edi Rama është “tmerruar nga fakti që opozita po ecën pa ndalim drejt 14 Majit”.

Ai ka publikuar pamjet e nisjes së fushatës së kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, Belind Këlliçi, ndërsa theksoi se “kryeministri është tmerruar nga autobusi i shpresës, i fitores dhe i triumfit të qytetarëve”.

“Rama është tmerruar nga fakti që opozita ecën pa ndalim drejt 14 Majit, është tmerruar nga autobusi i shpresës, nga autobusi i fitores, nga autobusi i triumfit të qytetarëve.

Është tmerruar nga të gjitha planet e kandidatëve tanë, të cilët kudo tregojnë se e njohin situatën jashtëzakonisht mirë dhe e njohin shumë mirë, sepse këta nuk u shpallën në sekondën e fundit.

Ata kanë muaj që janë përgatitur sepse kanë zhvilluar një garë të brendshme dhe gjatë gjithë kësaj kohe kanë qenë në kontakt me qytetarët. Bashkë Fitojmë!”, shkroi Meta në Facebook.



16 Comments

  1. “de juro” financues rezulton të jetë dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili i është paraqitur si blerës.

    Sipas të dhënave të kësaj blerje, vetëm skena, pajisja e saj, pa transmetimin dhe “aksesorët” e tjerë, ka kushtuar 100 mijë euro. Po nga vijnë paratë që kanë si adrësë shtëpinë e Sali Berishës?Rreshkiti keq dhe ky spiuni metaj,Haloperidoli i salihut e ka fikur dhe kete

  2. U ne nuk e di se kush do ti fitoje zgjedhjet por e di me siguri se nqs opozita nuk arrin te rifutet

    ne sistem me fitoren e te pakten 3-4 bashkive kryesore duke perfshire Shkodren si zjarri i pashuar

    i lirise ketu ka vetem dy alternativa:

    – Ose Shqiperia do te bjere ne menyre perfundimtare nen sundimin e rilindjes sic ra nen sundimin

    otoman pas dorezimit te Shkodres ne vitin 1478 dhe nje eksod i ri masiv do te coje ne shperberjen

    e saje

    -Ose opozita do te lere menjeane pallavrat me zgjedhje e do ti pervishet perballjes me cdo mjet

    dhe me cdo cmim sado i larte te jete.

    1. I pavulë 17:06,
      përpara se të marësh nismën për të dhënë “direktiva” një populli që kalojnë çdo kufi duke presupozuar deri në luftë civile apo vëllavrasëse, ke për detyrë të mësosh drejtshkrimin e gjuhës amtare. Kjo njohuri fillestare do të ndihmojë që “filozofia” jote të mari një farë kuptimi dhe jo që të gjykojmë se kemi të bëjmë me një trap, ose në rastin më të mirë me një fyçkë.

  3. Te dy ju keni per ta pare se si do te humbisni ne 14 maj,se nuk ju voton me ky popull,se e di ca kriminelash jeni ju

  4. Sali Berisha ka shërbyer për mbi tridhjetë vjet në Banketin Politik Shqiptar janë dëshmi e palëkundur e faktit se kemi pasur dhe kemi të bëjmë me një individ politik të rremë, gënjeshtar, hipokrit, të pagdhendur, harbut dhe të dëmshëm. Siç e pohoi me krenari para disa ditësh, ai qenkesh bërë qysh pesë vjeç njësh me pushkën si mjet vrasjeje dhe jo me librin si mjet dijeje apo me çiftelinë si mjet hareje, gëzimi dhe nderimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *