• |
ide | kryesore

Tritoli në banesën e babait të Leonard Dukës, zbulohen dy pistat që po heton policia

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Leonard



Dy janë pistat ku po heton policia në lidhje me tritolin e vendosur në derë të banesës së Muhamet Dukës, babai i Leonard Dukës, i njohur si kreu i klanit Duka.

Gazetari Ervin Leka raporton për Panorama TV se policia po heton nëse tritoli mund të jetë një mesazh nga grupet kriminale rivale për shkak të konflikteve të vjetra të dy djemve të 60-vjeçarit.

Ata kanë pasur disa herë përplasje me grupin e Ervis Martinajt. Saga e përplasjeve ka nisur pikërisht me rrëmbimin dhe dhunimin e Muhamet Dukës nga ana e Ervis Martinajt disa vite më parë.

Më pas vëllezërit Duka dyshohet se u hakmorën duke vrarë mikun e Martinajt, ish policin Santiago Malkos.

Pista e dytë ku po hetohet është ajo e një inskenimi të mundshëm nga vëllezërit Duka për të shmangur ekstradimin nga Belgjika për llogari të drejtësisë shqiptare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *