• |
ide | kryesore

“E njëjta polici ishte, po në Kamëz nuk donin”: akuzat e teknikut Çela dhe ‘uthulla e fortë’ e cinizmit të Shensoi

-Instant, Sport
Çela



“Duhej të luhej para dy javësh dhe u zhvillua në Elbasan, nga ana gjeografike është më afër Ballshit. Të njëjtët stjuardë ishin, e njëjta polici, po këtu në Elbasan e kishin marrë përsipër”. Emiljano Çela nuk heq dorë nga lufta, pavarësisht se tani është verbale, pasi në fushë Kastrioti i tij u mund 2-0 nga Bylis. Spostimi i fushës i detyruar për krutanët nga Kamza në Elbasan nuk i ka pëlqyer teknikut. Për më tepër, një ndeshje në të cilën Kastrioti u penalizua nga kartoni i kuq i Kodrës. “Ishte një gjest që askush nuk ia ka thënë ta bëjë. Patjetër që erdhi si pasojë e provokimit, por futbolli ky është, lojtarët duhet të jenë më të matur. Ata që duhet të vijnë deri te ekipi i parë, duhet të ndjekin etapa, që të moshat. Duhet të marrin eksperiencë e pastaj të vijnë në Superiore. Janë ndeshje shumë të rëndësishme, një episod na hedh poshtë gjithë atë punë dhe varet fati i sezonit”.

Situata është e komplikuar, me vendin e fundit të Kastriotit -7 nga zona e shpëtimit. E megjithatë, Çela nuk ka ndërmend të dorëzohet: “U thashë të luajnë për karrierën e familjen e tyre se e kanë profesion, të pranojmë verdiktet. Kemi disa ndeshje para, kemi Kukësin, do i bëjmë hyzmetin për sa kohë që matematika në lejon. Do të përpiqemi që të qëndrojmë në lojë – vazhdoi Çela, duke fundosur goditjen -. Ekipi i Bylis të them të drejtën e pashë të qetë. Gjatë gjithë kohës provokonin e ngacmonin, e shoh normale se është luftë nervash. Por duhet të kemi besim te cilësitë e aftësitë tona. Nëse bëjmë atë që punojmë, jemi ekip i mirë, jemi ekip që mund të fitojmë ndaj kujtdo”, përfundoi tekniku Çela.

Lexo më tej: Video/ VAR nxjerr KO Kastriotin: karton i kuq e penallti në 2-0 për Bylis, në ndeshjen ku u kërcënua arbitri

SHENSOI: “UTHULLA E FORTË DËMTON ENËN E VET”

“Ndoshta me 51% vazhdojmë deri në fund kampionatin për mbijetesë. E tani po u japim tifozëve ballshiotë mesazhin që Bylisi nuk ka për t’u larguar prej Superiores”. Naxhi Shensoi është i lumtur me rezultatin e ndeshjes kundër Kastriotit. Sfida e shtyrë për kërcënimet e paprecedenta ndaj arbitrit Xhaja ka nxjerrë fitues Bylis, me krutanët me 10 lojtarë nga minuta e 7′: “Kishim avantazh pikësh ndaj Kastriotit dhe mund të pajtoheshim deri diku edhe me barazimin. Kastrioti nuk kishte zgjidhje tjetër veç të fitonte. Në Turqi thonë “uthulla e fortë dëmton enën e vet”. Kastrioti me agresivitetin e tepërt dëmtoi veten, të kishin qenë më të qetë, ndoshta do të kishim parë një lojë më të bukur. Paguan faturën e lojës emocionale”.

Tekniku kosovaro-turk më pas i bëri komplimentat kundërshtarit, të mundur 2-0 në Elbasan Arena: “Komplimente për Kastriotin se janë një skuadër që nuk e meriton këtë gjendje. E kanë vërtetuar edhe me fitoren me Laçin e Vllazninë në Shkodër. Nuk meriton të largohet nga Superiorja një skuadër e cila mund Vllazninë që ka objektiva në Europë. Kjo do të thotë kanë kualitet, por kanë probleme brenda. Komplimente Çelës, kam kujtime të këqija para 10 viteve më parë se në finalen e Kupës me Laçin na shënoi golin në minutën ë 119. U kujtuam dhe përqafuam. Ka për të qenë një trajner i shkëlqyeshëm se shihet që ka ide”, e mbylli Shensoi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *