• |
ide | kryesore

Video/ VAR nxjerr KO Kastriotin: karton i kuq e penallti në 2-0 për Bylis, në ndeshjen ku u kërcënua arbitri

-Instant, F1, Sport, Video
VAR



Me vonesë dhe e luajtur në Elban Arena e jo në Kamëz, Bylis ka mposhtur 0-2 Kastriotin, duke u futur në lojë për mbijetesën. Tre pikë që e afrojnë skuadrën e Shensoit me pjesën tjetër të ekipeve që luajnë për të shpëtuar. Një ndeshje që në fakt është kondicionuar nga ndëhyrjet e VAR, vendimtar që në fillim me kartonin e kuq të Kodrës e pastaj në penalltinë që mbylli historinë të shënuar nga Joelison.

Në ndeshjen e spostuar në Elbasan dhe të shtyrë në kohë për shkak të kërcënimeve me jetë ndaj arbitrit Juxhin Xhaja, Bylis e pati të thjeshtë. Të thjeshtë sepse ka luajtur pothuaj gjithë ndeshjen me një lojtar më shumë. Në minutën e 7 një ndëhyrje e Kodrës u konsiderua vetëm faull nga arbitri, por VAR e thirri. Pas konsultës me imazhet arbitri Koçi i tregoi kartonin e kuq lojtarit, duke e lënë Kastriotin me 10 lojtarë.

ME 10 LOJTARË

Nga kjo situatë përfitoi menjëherë Bylis që shënoi golin e parë me anë të Kaçorrit. Krosimi i Zguros në minutën e 17 është shfrytëzuar nga mesfushori që e dërgoi topin në rrjetën e Salit. Krutanët edhe në inferioritet u munduan të bëjnë lojën, në kërkim të barazimit. Madje me Grecën edhe i shkuan afër, por u fundosën nga një tjetër ndërhyrje e VAR. Këtë herë teknologjia thirri Koçin për një penallti, pas ndërhyrjes të çekuilibruar të mbrojtësit të Kastriotit, që shtriu përtokë kundërshtarin. Joelison i çoi shifrat në 2-0 duke i vënë kapakun një ndeshje, që duhej të ishte shumë e luftuar, por u zgjidh shumë shpejt.

Kastrioti u përpoq të reagonte në pjesën e dytë, por e kishte të vështirë të mposhte Teqjan. Ballshiotët nga ana e tyre humbën shumë raste për t’i dhënë përmasa fitores. Megjithatë, edhe shifrat 2-0 i mjaftuan për të festuar në një ndeshje vendimtare. Kastrioti praktikisht merr një goditj të rëndë në shpresat për të qendruar në Superiore. Bylis futet plotësisht në lojë, duke iu afruar tani Teutës, Kukësit e Erzenit, me të cilët do të luajë shanset për mbijetesën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *