• |
ide | kryesore

Polemika/ Pse u bojkotua Ermonela Jaho në Tiranë

Arkiva, Kryesore, Lajme
ermonela ardian vehbiu



Sopranoja e njohur Ermonela Jaho ka shpërthyer keq ndaj studentëve të kantos dhe petagogëve të tyre që bojktotuan aktivitetin e saj në TOB. Që prej 14 prillit ishte njoftuar se sopranoja me famë ndërkombëtare do të mbante në cikël leksionesh praktike për tu ardhur në ndihmë atyre që donin ti “vidhnin” famën. Por në këtë eveniment që pritej të kishte një ndjekje të gjërë janë paraqitur vetëm 7-8 vetë. Jaho në një konferencë shtypi akuzoi xhelozinë dhe vogëlsinë e pedagogëve të arteve që ndoshta sipas saj i pengonin studentët të merrnin pjesë në këtë aktivitet. Ajo uroi që brezat e tanishëm të artistëve mos përballeshin me brrylat dhe pengesat që ka kaluar ajo në Shqipëri, në rrugën e vështirë për tu bërë një personazh i skenave më prestigjoze të globit. Në të gjitha daljet e saj publike Ermonela e vë në duke vogëlsinë e shqiptarëve, mospranimin e njëri tjetrit siç tha gjatë konferencës së shtypit dhe mungesën e solidaritetit.

Shpërthimi i Ermonelës

Me sa duket historia e saj e shkuar i ka mbetur si një traumë e pashëruar me anë të së cilës spjegoi edhe bojkotin që iu bë në masterclasin e tanishëm. “Po e mbaj e po e mbaj por po e them troç fare: unë kam ardhur këtu dhe nuk kam pas asnjë pedagog nga Akademia. Kam ardhur këtu dhe nuk kam parë studentë të regjistrohen. Nuk po them se po sjell diçka të jashtëzakonshme, apo dua të luftoj dikë këtu. Edhe këta studentëve që kanë ardhur, këta këngëtarë të rinj, kanë ardhur nga jashtë. Jam aq e ngarkuar dhe prandaj kam kaq shumë për të thënë. Mendoj që kjo është një lloj egoizmi ndoshta, unë këtë e kam provuar para 30 vitesh, por më duket se është akoma edhe sot. Një pedagog nuk të jep dot 100%. Studentët ndoshta mungojnë se nuk i lënë pedagogët” u shpreh Jaho.

Por akuzat e artistes së njohur nuk janë kaluar në heshtje.

Tenori Josif Gjipali përmes një reagimi në ‘Facebook’, shkruajti se studentët e Universitetit të Arteve janë të zotët të këndojnë e mos t’ua qajë njeri hallin. Këtë mungesë, Gjipali e ironizon duke thënë se ai vetë nuk ka nevojë të shkojë në asnjë masterclass pasi ka marrë leksione prej mjeshtërve botërorë. “Unë jam pjesë e stafit të pedagogëve të kantos në Universitetin e Arteve. Unë nuk kam nevojë të shkoj në asnjë master class pasi Attilen ma ka mësuar Riccardo Muti , Rigoletto e Don Carlo mi ka mesuar Zubin Mehta. I due Foscari sapo ma mësoi në Genova Renato Palumbo. Nuk besoj se ndonjë nga koleget e mi pa ju hequr asnjë vlerë si interpretues mund të mi mësojë më mire… Studentët e Universitetit të Arteve kanë qenë të zotët të këndojnë, të mos ua qaj njeri hallin. Dy prej tyre sapo fituan në Spoleto, ku isha si anëtar jurie mes sa e sa konkurrentëve të drejtën e bursës. Jetë të lumtur e pa mllefe ju uroj të gjithëve”, shkruajti Gjipali.

A kanë mundësi studentët?

Në rrjet u ndez një diskutim i nxehtë për bojkotin dhe pati nga ata që e komentuan atë me pamundësinë financiare të studentëve shqiptarë: “Te kjo gjëja që do bënte Ermonela( ose bêri me ose pa njerêz) askush nuk tha arsyen kryesore pse nuk kishte njerëz: Ishte me lekë. Studentët s’kanë lekë të blejnë bukë të qëndrojnë nē këmbë, këtu veç tarifave stratosferike organizohen dhe aktivitete me pagesë si felë mbi bisht. Ministria i kishte paguar ato lekë ose universiteti dhe ja ku zgjidhej. Mbase nuk ishin shumë lekë, por mjaftueshëm për pamundësi pjesēmarrjeje” shkruan përshembull në Facebookun e saj Bora Milloshi.

Publiku politik

Një koment më të thelluar i kushtoi kësaj ngjarjeje shkrimtari dhe botuesi i faqes “Peizazhe të fjalës”, Ardian Vehbiu. Duke sjellë një shembull komik personal, për një takim të ngjashëm të mbajtur mes shkrimtarëve që banojnë jashtë, Vehbiu tregon se aty u mblodhën gazetarë e ambasadorë në pritje se do merrte pjesë kryeministri. Por kur filloi seanca e dytë kur do flisnin shkrimtarët salla u boshatis. “Evente të tilla kulturore shpesh dështojnë, kjo ndodh – besoj unë – ngaqë publiku i tyre, të paktën në Tiranë, është trajnuar të veprojë si publik eventesh politike, ose detashment i koagulimit të votës. Kam shkruar, vite më parë, se politika në Tiranë synon ta rekrutojë dhe përdorë kulturën si vegël për krijimin, mirëmbajtjen dhe riprodhimin e masës zgjedhore, në trajtën amorfe të publikut” nënvizon ai në “Peizazhe të fjalës”.

Dhe sikur ta kishte nuhatur se çfarë do të shkruante Vehbiu në një mënyrë krejt të çuditshme për këtë aktivitet të bojkotuar reagoi drejtoresha e emëruar politikisht e TOB, Abigeila Voshtina. Me një postim jashtë realitetit ajo shkruajti: Zemra mal teksa shoh sa efikas po rezulton programi i parë profesional AKADEMIA TEATRALE, me profesionalizmin dhe energjinë pozitive të 🧚‍♀️ “Kumbarës” së këtij programi, Ermonela Jahos! Absurdi nuk ka fund.
©Lapsi.al



17 Comments

  1. Ermonela Jaho nuk ka përse zhgënjehet për sfidat ndaj saj si artiste e madhe, çka e ka fituar me talentin, punën e sakrificat e saj.

    Le të kujtojmë që teksa kritika e artit botëror e vlerësonte si një “Violete” e paparë në skenën operistike, pikërisht për zërin dhe ndjeshmërinë e madhe që transmeton, Teatri i Opreras dhe Universiteti i Arteve nuk i hapën asnjë derë për vite me radhë, duke reklamuar kengetare shumë poshtë nivelit të Jahos, për hir të lidhjeve politike, xhelozisë së tyre dhe luftës së ashpër brenda artit tonë.

    Ermonela do të mbetet një figurë e madhe e artit shqiptar, duke ngritur vlerat e shkollës qe mori, qytetarisë dhe atdhedashurisë si shqiptare e vërtetë.

    Faleminderit Ermonela, që të kam ndjekur me 1998 në operan e Lisbonës, si pjesë e trupës së Holandës, drejtuesi i së cilës u shpreh me superlativa për “një talent të madh të së ardhmes” , duke vizituar pavionin e Shqipërisë nga kurioziteti për vendin që e rriti këtë talent.

    Bravo Ermonela Jaho që na bën krenarë!

    1. Më 1998 Shqipëria kishte Pavionin e saj në Expoziten Botërore për 4 muaj vere, qershor-shtator, e cila priti 9 milion vizitorë nga mbarë bota. (Expo’98)
      Trupa e Holandës vizitoi pavionin për të njohur atdheun e këngëtares së saj të re.

    2. Dy fjale per komentin e Ardian Vehbiut. Jam dakord me c’ka shkruan, edhe pse eshte nje reagim ndaj nje fenomeni qe, sic e thote vete, e ka prekur edhe ate. Si nje lexues i rregulli i PF, verej nje diskrepance te thelle, mes shkrimeve te panumerta para vitit 2013 , kritike ndaj autoritarizmit te Berishes dhe mungeses absolute te tyre ndaj regjimit te Rames sot. Atebote shkrimet e tij ishin shume te ngjashme, ne thelb identike, me ato te Lubonjes apo Bushatit – sot nuk mund ta bejme kete krahasim per arsyen se, ndersa Lubonja dhe Bushati vazhdojne ne te njejten linje denoncuese ndaj regjimit te radhes, Vehbiu te shurdhon me heshtjen e tij.
      Arsyeja se pse intelektuali Vehbiu, i cili, kur ishte Berisha ne pushtet shkruante pa pra ndaj autoritarizimit te tij, duke i qemtuar cdo shkarje madje deri ne idolekt dhe nuk shkruan asgje ndaj korrupsionit te llatharshem te Rames, ka te beje me promovimin qe i pat bere Rames ne po te njejten kohe, kur me aq patetizem, protestat e tij te asokohshme, i shihte si “nje shprese per Shqiperine” dhe Ramen si njelloj heroi te kohes sone! Megjithese e di shume mire se deri ne c’tmerr eshte katandisur gjithcka nen qeverisjen e Rames, zoti Vehbiu hesht megjithate; megjithese eshte zhgenjyer si shume kolege te tij, mbeshtetes te frymezuar te Rames atebote, megjithese ndjen shume turp per keta bast te humbur ( nje intelektual mendjekthjellet si Vehbiu qe ve bast tek Edi Rama..medet!), zoti Vehbiu hesht megjithate. Hesht se ndjenja e perkatesise ideologjike tek ky soj te majtesh, eshte shume me e forte se ajo e zhgenjimit dhe e turpit.

  2. Keto lloj pergjigjesh i dine te gjithe – bojkotohet kush nuk i ben fresk apo nuk i lepin bythen dyshes “Rama-Veliaj”!

  3. E vërtetë që ndjehesh keq. Te jesh e vlerësuar në botë e mos të ndjehesh e tillë në vendin tënd!!!Kjo sigurisht është reminishencë komuniste që për fat të keq nuk munden të shkëputen shqiptarët, fakt uleritës tepër aktual në këtë rikthim në monizmin Edvinian.

  4. Nje pjes e shqiptareve te sukseshem jane negativ ekstrem nga goja dhe shtojne negativitetin ne kete vend. Po ta organizoje me mire, po te mos kishe pjesmarje te mos veje fare, keto gjera u ndodhin te gjithe personaliteteve te medhaja po nuk nisin shajne vendi me liber ne dore. Ka dhe personalitete te tjera ky vend qe i kane ndodhur te gjitha ato qe ne kritikojme ne shqiperi por nuk dalin shryne ne publik.

    1. No ramegonorrea me harem…
      No party
      Po nuk foli shtriga e gjate e kristaqos…
      Ose fik sumeqiri me dylberet e vet…
      Nuk ka as art as kulture pa Ok te kurvave te ridhjerjes me diarre bolshevike

  5. Ca esht ky Petagok kari qe thote studentet skane nevoj, por njeriu eshte student gjithe jeten mer bole, shkohet me konfrontuar edhe veten ne kete evenimente, se sado Meusee varikarin mund te jete ajo (ne thojza) ka nje eksperience nderkombetare, pra mund te japi dicka. Ti teston veten ndaj atyre qe ajo thote, mund te jesh shum here me i mire nga ato qe tregon ajo, ose mund te kuptosh qe je vk komplet me boten e jashtme. Nuk eshte Ermali ajo qe po ben lek edhe fame duke u bere gjasme profesoreshe

  6. Tani e mësove moj vajzë se sa psikopatë dhe egoistë ka ai vënd?! I mbushur është me tradhtarë, spiunë, mashtrues, hajdutë, cmirzinj, perversë, … Kur ke një kryeministër që fjal për fjal han mut dhe rreh femrat, çfar pret ?!!

    E ke parë namin e zi që kanë lënë shqiptarët nëpër botë?!! Pse ne budallenj ishim që ikëm me kohë jashtë vendit?!

  7. ai që i thonë themeluesi dhe udhëheqësi historik i PD-së, ai në histori mund të hyjë si misionari i Komitetit Qendror të Ramiz Alisë, po jo i demokracisë.

    Berisha ishte besnik jo vetëm ndaj Ramiz Alisë, por edhe Enver Hoxhës. Ishte shumë besnik ndaj mënyrës se qeverisjes së Enver Hoxhës”, u shpreh Gumeni

  8. Sali Berisha është tërësisht i varur prej tij në këto zgjedhje, duke qenë se ka hyrë në siglën e PL, por edhe pas zërave se ish-kryeministri nuk ka të ardhme, pas sanksioneve ndërkombëtarët, sidomos shpalljen “non grata” nga Britania e Madhe dhe SHBA. Kështu që nisur nga kjo situatë që e favorizon disa, Meta po punon fort në prapaskenë për të dobësuar Berishën dhe fuqizuar veten e tij.

    1. Sufllaqe e ores 17:30 shko vizitohu tek ndonje mjek se shume heret po te vjen demencja. Nuk mban mend titullin e artikullit jo me te dish permbajtjen. Per cfare flitet ne te e per cfare komenton ti. Tu zente ne goje sufllaqja se e ke nga leket tona.HARAM!

  9. Ilir Rusmajli: Duhet të jemi të qartë. Fakti që politikisht koalicioni udhëhiqet nga Berisha është publike, por po flasim për raportin juridik. U trembëm dhe thamë mos është mbledhur forumi është shkarkuar Ilir Meta dhe është vendosur Sali Berisha. E eliminojmë, se raport juridik me Berishës dhe Partisë së Lirisë nuk ka

  10. Pun shqiptaresh ,korrakesh, 50 vjet spiunuan dhe shqyen njeri tjetrin nen ombrellen e nje klani te vetem PPSH, sot mbas tridhjetvjetesh jane ndare ne dy banda , vazdojne vrasjet dhe eleminimet duke shqyer njeri tjetrin, …….popull primitiv domethene shume i lashte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *