• |
ide | kryesore

Egjipti ngrihet kundër Netflix: Kleopatra nuk ishte me ngjyrë

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks
kleopatra



Një serial dokumentarësh i Netflix që përshkruan mbretëreshën Kleopatra VII si një afrikane me ngjyrë ka ndezur polemika në Egjipt. Madje një avokat ka paraqitur një padi se realizimi ka si synimin për të “fshirë identitetin egjiptian”. Një tjetër arkeolog i njohur këmbëngul se Kleopatra ishte “me lëkurë të çelët, por jo të zezë”. Në krahun tjetër producentja e dokumentarit tha se “trashëgimia e saj është shumë e debatuar” ndërsa aktorja që e luan Kleopatrën u tha kritikëve: “Nëse nuk ju pëlqen, mos e shikoni”. Adele James e bëri komentin në një postim në Twitter, ku shfaqeshin përmbledhje të komenteve abuzive që përfshinin sharje raciste.

Kleopatra lindi në qytetin egjiptian të Aleksandrisë në vitin 69 para Krishtit dhe u bë mbretëresha e fundit e një dinastie greqishtfolëse të themeluar nga gjenerali maqedonas Ptolemeu i Aleksandrit të Madh. Ajo pasoi të atin Ptolemeun XII në 51 para Krishtit dhe sundoi deri në vdekjen e saj në 30 para Krishtit. Më pas, Egjipti ra nën dominimin romak. Identiteti i nënës së Kleopatrës nuk dihet dhe historianët thonë se është e mundur që ajo ose ndonjë paraardhës tjetër femër të ketë qenë një egjiptian indigjene ose nga ndonjë vend tjetër në Afrikë.

Uebsajti shoqërues i Netflix, Tudum, raportoi në shkurt se zgjedhja për të luajtur Adele James, një aktore britanike me racë të përzier, si Kleopatra në serinë e saj të re dokumentare ishte “një shenjë e debatit shekullor rreth racës së sundimtares egjiptiane”.

Por kur traileri u publikua javën e kaluar, shumë egjiptianë e dënuan paraqitjen e Kleopatrës. Zahi Hawass, një egjiptolog i njohur dhe ish-ministër i antikiteteve, i tha gazetës al-Masry al-Youm: “Kjo është krejtësisht e rreme. Kleopatra ishte greke, që do të thotë se ajo ishte lëkurë e çelët, jo e zezë”. Hawass tha se sundimtarët e vetëm të Egjiptit që dihet se kanë qenë me ngjyrë ishin mbretërit Kushite të Dinastisë së 25-të (747-656 pes).

“Netflix po përpiqet të provokojë konfuzion duke përhapur fakte të rreme dhe mashtruese se origjina e qytetërimit egjiptian është e zezë”, – shtoi ai dhe u bëri thirrje egjiptianëve të mbajnë qëndrim kundër gjigantit të transmetimeve.

Të dielën, avokati Mahmoud al-Semary paraqiti një ankesë pranë prokurorit publik duke kërkuar që ai të marrë “masat e nevojshme ligjore” dhe të bllokojë aksesin në shërbimet e Netflix në Egjipt. Ai pretendoi se seriali përfshinte materiale dhe përmbajtje vizuale që shkelnin ligjet e mediave të Egjiptit dhe akuzoi Netflix-in se po përpiqej të “promovonte mendimin afrocentrik… i cili përfshin slogane dhe shkrime që synojnë shtrembërimin dhe fshirjen e identitetit egjiptian”.

3 vjet më parë, planet për një film për Kleopatrën me aktoren izraelite Gal Gadot shkaktuan një debat të nxehtë në mediat sociale. Disa njerëz këmbëngulnin që roli nuk t’i shkonte një aktoreje arabe ose afrikane. Gadot më pas mbrojti vendimin duke thënë: “Ne po kërkonim një aktore maqedonase që mund t’i përshtatej Kleopatrës. Ajo nuk ishte aty dhe unë isha shumë e pasionuar pas Kleopatrës.” /BBC, Lapsi.al



2 Comments

  1. Misur nga axhenda e fundit e Soros dhe pse jo dhe e Hollivudit, Kleopatren shpejt mund ta shohim transgender….
    Dhe mbase psh Genghis Khanin gay…..

  2. Deri tani Netflix nuk ka bërë gjë tjetër vetëm shtrembëron historinë.Dakort që në seritë që trajtojnë kohën rendese do jene dhe aktorë me ngjyrë por jo të luajnë role historike duke i zëvendësuar figurat historike vetëm që të krijojnë mendimin që kanë qenë të tillë. Kleopatra biles as me ngjyrë mulate s’ka qenë sepse ka jetuar kur Egjypti ka qenë drejtuar nga pasardhësit e Aleksandrit të madh.Shpresojme të mos bëjnë noi serial dhe për të më aktor me ngjyrë!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *