• |
ide | kryesore

Tentoi salton akrobatike, egjiptiani Ashour bie me kokë: “Isha mes jetës e vdekjes”

Sport
Ashour



Rrezikoi të kthehej në një dramë në Kupën e Kombeve të Afrikës. Mesfushori i Egjiptit, Emam Ashour rrezikoi jetën e tij pasi tentoi një salto akrobatike në stërvitje. Ai u rrëzua, duke goditur kokën dhe u dërgua me urgjencë në spital ku është nën vëzhgim. “Isha mes jetës dhe vdekjes – shkroi Asour në Instagram nga shtrati i tij në spital –. Falënderoj Zotin për gjithçka dhe falënderoj të gjithë ata që ishin pranë meje, mjekët e ekipit dhe stafi”. Lojtari padyshim që do të humbasë ndeshjen e 1/8 kundër Kongos.

“Lojtari ka dëmtuar kokën gjatë stërvitjes me kombëtaren. Ai është trajtuar menjëherë nga stafi mjekësor i ekipit kombëtar të drejtuar nga Mohamed Abu El-Ela dhe është dërguar menjëherë në spital – thuhet në deklaratën e Federatës së Futbollit Egjiptian –. Ai iu nënshtrua të gjitha kontrolleve që konfirmuan se pësoi një tronditje cerebrale dhe se gjendja e tij tani është stabile”.

ASHOUR, AKROBACI E RREZIKSHME NË STËRVITJE

Gjatë stërvitjes së djeshme, Ashour tentoi një akrobaci komplekse, që fatkeqësisht përfundoi me rënien e 25 vjeçarit. Egjiptiani e godititi me forcë kokën, duke pësuar një traumë të kafkës dhe një tronditje cerebrale.

ASHOUR: “ISHA MES JETËS E VDEKJES”

“Faleminderit Zot për gjithçka – tha Ashour (i cili do të humbasë 1/8 e Kupës së Kombeve Afrikane kundër Kongos dhe më pas do të vlerësohet përsëri) në një histori të publikuar në Instagram -. Isha mes jetës dhe vdekjes. Falënderoj të gjithë ata që më qëndruan pranë, mjekët e ekipit dhe stafi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *