• |
ide | kryesore

Video/ Xhaka shkon në gjysëmfinale të Conference League: Basel kalon në shtesë, AZ eliminon Anderlecht

-Instant, Sport, Video
Basel



Taulant Xhaka e Basel, AZ dhe West Ham, i bashkohen Fiorentinës në gjysmëfinale të Conference League. Zviceranët shkuan të fitonin në shtëpinë e Nice 1-2 pas kohës shtesë. AZ pati nevojë për penalltitë, për të eliminuar Anderlecht, ndërsa Hammers shkatërruan 4-1 Gent në cerekfinalet e kthimit.

Feston Xhaka, në katër më të mirët e turneut me Basel. Zviceranët kishin barazuar në shtëpi, e shkuan të fitojnë 1-2 në Francë, ndaj Nice, pas kohëve shtesë. Laborde shënoi për vendasit që në minutën e 9 dhe u duk kualifikim i arritur deri 4 minuta nga fundi. Piëkrisht në të 86′ Augustin barazoi rezultatin, duke e cuar ndeshjen në shtesë. Basel ia del në minutën e 98′ me golin e Nuhu.

Në Hollandë, AZ rikuperoi humbjen 2-0 të ndeshjes së parë kundër Anderlecht. Pavlidis në 13 minuta e coi ndeshjen në ekuilibër, ndërsa për kualifikimin u deshën penalltitë. Holandezët u treguan të gjithë të saktë, ndërsa belgët shënuan vetëm një në tre tentativa.

Asnjë problem për West Ham, imponues 4-1 ndaj Gent. Belgët kishin barazuar në shtëpi, duke e bërë të dukej si një sfidë në ekuilibër. Madje Cuyper iluzionoi me avantazhin e minutës së 27, por Hammers e zgjidhën me Antonio 10 minuta më vonë. Në pjesën e dytë, Paqueta me penallti (55′) e Rice tre minuta më vonë qartësuan idetë. Londinezët bën poker me Antonio, që hapi e mbylli llogarinë.

Europa Conference League Quarter-Finals

*AZ Alkmaar 2-0 Anderlecht (2-2)
Fiorentina 2-3 Lech Poznan (6-4)
Nice 1-2 Basel** (3-4)
West Ham United 4-1 Gent (5-2)
* Pas penalltive
** Pas kohëve shtesë



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *