• |
ide | kryesore

Berisha: Kandidati i Ramës po sjell mafiαn e Durrësit në Sarandë

-Instant, Lajme, Të fundit
Berisha: Kandidati i Ramës po sjell mafian e Durrësit në Sarandë



Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi këtë pasdite kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për kryetar bashkie në Sarandë dhe Konispol, Ardit Cikuli dhe Fatmir Shero. Në fjalën e tij, Berisha tha se kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” përfaqësojnë dinjitetin e qytetarëve, pasi janë të zgjedhur me votën e tyre.

Nga ana tjetër, kryedemokrati është shprehur se kandidati i PS-së për bashkinë e Sarandës ka ardhur nga Durrësi me mision për të sjellë me vete edhe grupet kriminale. Berisha theksoi se kandidati socialist kërkon të çojë grupet kriminale në Sarandë, pasi e ndiejnë fitoren e Igli Carës në Durrës. Ai shtoi se të gjithë kandidatët e Ramës për kryebashkiakë janë emëruar jo në bazë të meritave, po në bazë të valixheve me euro që kanë paguar te kryeministri.

“Po marrim kandidatët. Ja ku është zoti Cikuli, ja dhe zoti Shero. Ku është ai kandidati i Sarandës, asnjë socialist nuk e njeh. Ai vjen nga Durrësi me mision të kobshëm. Vjen për të sjellë këtu mafien e tmerrshme të Durrësit. Sepse e ndjen që Durrësin do e humbasin dhe fitoren e Igli Carës dhe kërkojnë zona që të vendosen.

Kandidati ka ardhur këtu pasi ka bërë shkollën e mafies së Durrësit. Kandidati i Patosit, e shoqja e tij me mandate arresti ndërkombëtar fshihet në Londër sepse ka vjedhur në Hipotekë tokat e Sarandës, kurse i shoqi kandidon në Patos. I ka dhënë valixhet me euro Edi Ramës me shokë dhe ka kanididuar. Shkon në Mirditë, kandidatin e rrahin brenda zyrës së vetë.

Ne në epiqendër kemi familjen. Kjo shoqëri që po rrokulliset, ka jetike rivendosjen e familjes shqiptare në epiqendër dhe mbështetjen e saj, konsolidimin dhe forcimin e saj. Rama me ideologjinë e Soros kërkon të shkatërrojë familjen. Ju e keni marrë vesh në Tiranë, Prindi 1 dhe Prindi 2. Në kopshte i thonë fëmijëve “çfarë gjinie dëshiron të jesh”. Ne do të bëjmë gjithçka që pasuritë të shndërrohen në mirësi.

Butrinti është një pasuri përrallore e rrallë jo në Europë, por në botë. Dy burra më kanë ndihmuar mua në atë kohë që merresha me Butrintin. Rama në Butrint ka realizuar aferën më të madhe korruptive”, u shpreh Berisha.



9 Comments

    1. Po po, megjithese dyfishi moshes se Paulinit eshte 100 here me i kthjellet, me i palodhur dhe me i artikuluar.

  1. KU E SHIHNI, KU E PATE JU , APO KENI DETYRE NGA PARTA SEKT SI PATRONAZHISTE VIGJILENTE TE MASKUAR, OSE NDRYSHE, SPIUNE TE DEMASKUAR. A E PATE IDIOTIN SE C,FJALIM APO PERRALLE MBAJTI NE KAMEZ, ME IDIT, ME SKIFO KRYEMINISTER ZOR SE GJEN.KY KERCYES E I KENGES TALLAVASE, E TALLE DHE POPULLIN ME ATE MUZIKE. SA QE ESHTE SHPREHUR, SE ME NJE TALLAVA MBAJ PUSHTETIN EDHE KATER VJET. PER KETE EDHE MUN, KUR GJEN PLAKA QE TUNDEN, E VETE PERDRIDHET, VAJ MEDET KY MILET. MBASI I KA CRREGULLUAR TE GJITHE SISTEMET E SHTETIT, VETEM TRURI MASHTRUES I KETIJ HIPOKRITI E VE NE LOJE NJE POPULL. KUSH VOTON PER KETE, APO KESI BATAKCINJSH, KRKOJNE VAZHDIMIN E RENDIMIN E VUAJTJEVE TE VET ATYRE, POR MBARE NJI POPULLI.

  2. Kane dale bythqirat e rilindjes dhe kane sjelle nje pidhrropsh ne Sarande. Ksaj here do ma hani karin ju te rilindjes nga karrlliku juaj kuptohet. Kshu eshte kur sillni per kryetar bashkie nje te panjohur per qytetaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *