• |
ide | kryesore

Allegri kontatakton Koulibaly: Juventus studion me Chelsea formulën “Lukaku”

-Instant, Sport
Koulibaly



Kalidou Koulibaly është një pëlqim i vjetër i Massimiliano Allegri, i cili ishte përpjekur ta sillte te Juventus edhe verën e kaluar. Më pas, mbrojtësi franko-senegalez zgjodhi të mos “tradhtonte” Napolin dhe të shkonte te Chelsea. Por pas një viti të vështirë me fanellën e Blues, dyert e Juventus mund të rihapen për të. Në fakt, trajneri toskan dëshiron një tjetër siguri përkrah Bremer në prapavijë. Kështu, Allegri i ka kërkuar klubit të vlerësojë mundësinë e nënshkrimit me Koulibaly në muajt e ardhshëm.

Sipas asaj që është rikonstruktuar nga Gazzetta dello Sport, Allegri e ka bërë tashmë lëvizjen e tij duke kontaktuar Koulibaly. Mbrojtësi nga ana e tij e falënderoi, pa u zbilancuar tepër duke pasur parasysh situatën kaotike që po përjeton Chelsea. Jo se Juventus mund ta planifikojë të ardhmen lirisht për momentin, padyshim që situatat jashtë fushës rëndojnë. Derisa klubi ta dijë nëse do të shkojë në Evropë (dhe në cilën Evropë) apo jo, kufijtë për manovrim do të jenë më të shtrënguara.

FORMULA “LUKAKU”

Pavarësisht nga të gjitha këto, objektivi i Juventus është të imitojë atë që Inter bëri këtë vit me Romelu Lukaku. Ata do t’i kërkojnë Chelsea një huazim të rëndë pa asnjë detyrim për blerje. Sigurisht duke shpresuar që Koulibaly të pranojë një ulje rroge nga 10 milionë euro të përfituara aktualisht, në një shifër afër 7. 31 vjecari është blerë vitin e kaluar për 38 milionë euro dhe ka firmosur deri në vitin 2026.

FAKTORI NAPOLI

Verën e kaluar Koulibaly i ishte përgjigjur me refuzim interesimit të Juventus. Menaxheri shqiptar i lojtarit Fali Ramadani ishte takuar edhe me klubin bardhezi e vetë lojtari në atë kohë shpjegoi: “Një fanellë që nuk mund ta vishja dot, nga besimi dhe respekti”. Fjalë dashurie ndaj Napolit, të vështira për t’u dribluar vetëm pak muaj më vonë. Por në futboll është parë tashmë gjithçka, ndaj nëse do të gjendej një akord ekonomik, marrëveshja do të ishte shumë më pak e vështirë sesa duket tani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *