• |
ide | kryesore

Riktheu Burnley në Premier, kosovari Muric çmenduri në diskotekë: kamarierja me fat ishte Chantal

-Instant, Sport
Muric



Burnley, falë fitores ndaj Middlesbrough, arriti ngjitjen matematikore në Premier League pas vetëm një sezoni në Championship. Gëzim i madh për lojtarët dhe tifozët, me festime të kuptueshme për objektivin e arritur. Natyrisht me difernencat e zakonshme mes atyre që maksimumi mund të përballonin disa birra në shoqëri dhe atyre që, si portieri i Kosovës dhe Clarets, Arijanet Muric, nuk kursyen asnjë shpenzim.

Ndoshta për të mos rënë në sytë gjithmonë vigjilentë të tabloidëve anglezë, Muric vendosi që ngjitjen në Premier ta festonte në Gjermani. Portieri i Kosovës zgjodhi një klub nate të njohur në Mynih, ku u tregua mjaft bujar. Pije për të gjithë të pranishmit, duke shpenzuar një shumë të çmendur. Një mbrëmje në të cilën mbizotëroi alkooli. U konsumuan rreth dyzet shampanja Dom Perignon, dhjetë të tjera nga Armand de Brignac, pastaj edhe katër Moet & Chandon Nectar me shije frutash. Pa harruar edhe disa shishe Chivas. Të gjitha për shumën ‘modeste’ prej 40 mijë eurosh.

KAMARIERJA ME FAT

Ka edhe nga ata që janë gëzuar shumë që Muriç dhe miqtë e tij zgjodhën atë lokal në Mynih për të festuar. Ajo quhet Chantal dhe është kamarierja që i shërbeu tavolinave deri në orët e vona të natës. Për Bild ajo tregoi se portieri i Burnley, përveçse sillej si një zotëri i vërtetë, u tregua mjaft bujar: “Krijoi një atmosferë të këndshme. Ai ishte shumë i këndshëm dhe mikpritës”. Më pas kosovari i la një bakshish prej 10 mijë eurosh. Shumë që vajza vendosi ta ndante me kolegët e saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *