• |
ide | kryesore

Konsulenti i Red Bull, Marko, jep lajmin bombë: “Leclerc mund të largohet nga Ferrari, ka një klauzolë”

-Instant, Sport
Leclerc



Fillimi i sezonit i Charles Leclerc në timonin e Ferrarit SF-23 nuk ishte ai më i miri, me një makinë që ka tradhtuar disa herë pilotin. Leclerc nuk ka arritur të shkojë përtej vendit të 7, si rezultati më i mirë, në tre gara të kondicionuara nga dy tërheqje. Nuk ishte fillimi që pritej, jo tre garat që do të kishte dashur numri 16 i Kokëkuqes, duke pasur parasysh ambiciet për titull ndaj Red Bull të Max Verstappen. E pikërisht nga shtëpia e demave mbërriti një lajm bombë për merkaton nga Helmut Marko: “Ka një klauzolë për tu larguar nga Ferrari”.

Gjatë një interviste për Sport Bild, Marko, konsulenti i Red Bull, zbuloi se kontrata e 25-vjeçarit mund të ndërpritet para kohe. Skadenca natyrale e vitit 2024, në fakt, mund të mos përfundojë, nëse do të krijohet një mundësi “e zezë” për pilotin e Ferrarit.

HIPOTEZA E MARKO

“Është e zakonshme që piloti të fitojë një numër minimal pikësh pak a shumë pak pas pauzës verore”, zbuloi Marko. Konsulenti i Red Bull hodhi pastaj bombën e merkatos në gazetën gjermane: “Nëse nuk arrihet sasia e pikëve, të dyja palët janë të lirë për të zgjidhur kontratën”. Fjalë, ose më mirë insinuata për momentin, të cilat kujtojnë atë që pësoi Red Bull pikërisht nga Ferrari: “Kjo klauzolë i lejoi Sebastian Vettel të bashkohej me Ferrarin në 2015-ën”.

Një situatë e vështirë për Ferrari dhe Leclerc. E piloti duhet të përballet me realitetin, me një shije të hidhur në gojë. Sezonin e kaluar, në fakt, me të njëjtat gara, piloti i skuderisë italiane kishte 71 pikë dhe ishte lider në kampionat. Sot është i dhjeti me 6 pikë dhe 63 pikë pas Verstappen. E mbi të gjitha 65 në krahasim me atë Leclerc të vitit 2022.

Nga ana tjetër, mendimi i konsulentit të Red Bull për Sainz është i ndryshëm: “Për momentin në Maranello nuk ka kuptim të duash të bësh pa Carlos Sainz. Ai po bën një punë të mirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *