• |
ide | kryesore

Pavard e Lucas Hernandez në dhomat e zhveshjes së Milan: ndizet merkato

-Instant, Sport
Milan



Milan që fitoi dhe bindi 2-0 kundër Lecce në San Siro pati disa spektatorë specialë, që i kanë bërë një vizitë surprizë në dhomat e zhveshjes. Ndërsa kuqezinjtë po festonin, në brendësi të stadiumit Meazza u panë edhe Lucas Hernandez, vëllai i madh i Theos dhe Benjamin Pavard. Të dy francezët luajnë për Bayern Munich, që aktualisht po nuk po kalon aspak një moment pozitiv. Vizitë miqësore mes kolegësh francezë, por edhe një e dhënë e mundshme merkato.

Të shohësh dy lojtarë nga një klub tjetër që vizitojnë dhomën e zhveshjes së një klubit tjetër menjëherë pas ndeshjes, sigurisht që nuk është dicka e përditshme. Kjo është arsyeja pse kur u zbuluan imazhet e Pavard dhe Hernandez te kuqezinjtë, filluan aludimet e pashmangshme për merkaton. Për momentin është vetëm një vizitë miqësore, ndoshta për të fshirë nga mendja momentin negativ me fanellën e Bayern. Dy francezët kanë biseduar me bashkatdhetarët Giroud, Maignan dhe Hernandez në fund të një ndeshje emocionuese për kuqezinjtë.

Vetëm miqësi apo diçka më shumë? Vështirë të dihet, por sugjerimet e merkatos janë gjithmonë gati. Mund të jetë edhe kështu, por edhe jo. Është e vërtetë që rrugët e merkatos janë të pafundme dhe të paparashikueshme, por ato që kanë rëndësi janë detajet ekonomike dhe taktike. Pavard dhe Hernandez, në fakt, mund ta joshin Milan nëse do të kishte një mundësi merkato, por Pioli do të kishte fjalën e fundit. Me një kujdes special për arkat e shoqërisë.

ANALIZA PËR SITUATËN E DY LOJTARËVE

Pavard, për shembull, i kishte shkelur syrin kuqezinjve në të kaluarën, me një mesazh të qartë: “Do të doja shumë të luaja me Giroud, edhe sepse ai është një mik i madh. Do të shohim”. E nga të dy, është ai më i përballueshmi në merkato. Me një kontratë që skadon në qershor 2024 dhe një pagë prej 4 milionë eurosh neto, ish-mbrojtësi i Lille mund të largohet para kohe nga Bayern. Në këtë rast Milan mund të përfitojë edhe nga disa zbritje të vogla. Por vetë Pavard nënvizoi: “Jam në dispozicion për të vlerësuar projekte të reja interesante, por si qendërmbrojtës”. Një repart në të cilin Milan disponon Tomori, Thiaë, Gabbia, Kjaer dhe Kalulu.

Lexo më tej: Video/ E bujshme Tuchel vazhdon të humbasë e Bayern rrezikon kreun: Mainz përmbys golin e Mané

Ndryshe është situata për Hernandez, vëllai i madh i Theo. Pengesa më e madhe për tu kapërcyer do të ishte ajo e pagës. Thashethemet e merkatos që nisën pas vizitës në San Siro, në fakt, mund të mbeten të tilla. Ai fiton 9.5 milionë neto në sezon, 16 bruto, shumë përtej parametrave të kuqezinjve. Nëse analizohet më pas dispozita taktike, dueli i familjes Theo-Lucas në të majtë mund të ketë një peshë të caktuar. Një bashkëjetesë që është e vështirë të mbahet në aspektin sportiv.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *