• |
ide | kryesore

Video/ E bujshme Tuchel vazhdon të humbasë e Bayern rrezikon kreun: Mainz përmbys golin e Mané

-Instant, Sport, Video
Bayern



Bayern Munich bie bujshëm dhe në javën e 29 të Bundesligës dorëzohet 3-1 ndaj Mainz. Mané iluzionoi bavarezët, të cilët pësuan rikthimin e firmosur nga Ajorque, Barreiro dhe Martin. Tani Tuchel mund të parakalohet nga Dortmund, i impenjuar kundër Eintracht. Spektakolare fitorja e Wolfsburg, 5-1 ndaj Bochum. Sukses edhe për Werder Bremen që mposhti Hertha Berlin 4-2, si dhe Këln që kaloi 3-1 Hoffenheim.

Shembje e zhurmshme e Bayern Munich, që humbi në Mainz 3-1. Bavarezët kontrolluan ndeshjen në minutat e para duke e bërë të dukej e thjeshtë. Në minutën e 16 Mané shënoi në kundërsulm, por arbitri e anuloi për pozicion jashtë loje. Megjithatë, epërsia e miqve u shfaq deri në minutën e 29, kur Cancelo i shërbeu ish-sulmuesit të Liverpool, që me kokë shënoi golin e 12 sezonal. Në pjesën e dytë shkundet Mainz, i cili shkoi afër barazimit me Ajorque. E djathta e tij kaloi shumë lart mbi traversë. Bayern Munich kontrolloi ritmet dhe përshpejtoi ritmin kur mundi. Ishte edhe një herë Cancelo ai që zbriti në krah dhe shërbeu për Muller, që nuk e shfrytëzoi mundësinë si duhet.

Lexo më tej: Video/ City eliminon Bayern, 1-1 në Mynih: drithërima në San Siro, Inter në katërshe pas 13 vjetësh

Me kalimin e minutave, megjithatë, presioni i Mainz u rrit. Tuchel vuajti imponimin e vendasve e në minutën e 65′ pësoi barazimin. Rrëmujë e furishme në zonën bavareze në zhvillimet e një goditje dënimi, Sommer nuk e mbajti dot topin dhe Ajorque me kokë shënoi golin e tij të gjashtë në kampionat. Rikthimi i bujshëm i vendasve përfundoi në minutën e 73′. Spondi i të zakonshmit Ajorque për Barreiro, që goditi menjëherë duke i dhënë epërsinë skuadrës së tij. Bayerni e ndjeu goditjen dhe në minutën e 79′ pësoi trisin nga Martin. Humbet kështu 3-1 Bayern Munich, që tani mund të kalohet në krye të renditjes nga Borussia Dortmund, e angazhuar kundër Eintracht Frankfurt.

Bundesliga Germany

Bochum 1-5 Wolfsburg
Hertha Berlin 2-4 Werder Bremen
Hoffenheim 1-3 FC Cologne
Mainz 3-1 Bayern Munich



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *