• |
ide | kryesore

Vajza e Ardian Nikulajt nxjerr VIDEON: Do na mungosh bab!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
vajza



Një javë pas vrαsjes së biznesmenit Ardian Nikulaj, i cili u ekzekutua në lokalin e tij në Shëngjin, vajza e tij ka postuar një video të tij në Tik Tok. Videoja është realizuar ndërsa biznesmeni festonte 50-vjetorin e tij të lindjes, ai duket duke qeshur e duke kërcyer, ndërsa qëndron para tortës me qirinjtë e ndezur.

“Fluturo në lartësi engjëll i bukur! Do na mungosh bab!”, – shkruan vajza e tij.

Ardian Nikulaj u ekzekutua mesditën e 19 prillit sapo u ul në lokalin e tij në plazhin e Shëngjinit. Autori mbante një maskë kirurgjikale, skafandër dhe jelek fosforeshent. Ai hyri në lokal dhe qëlloi 7 herë ndaj biznesmenit nga një distancë mjaft e afërt.

Më pas u largua me një motor nga vendi i ngjarjes të cilin mendohet se e ndërroi me një makinë në zonën e Bushatit. Nikulaj ishte biznesmen, por i përfshirë në politikë. Në zgjedhjet e vitit 2021 ishte kandidat për Këshillin Bashkiak si dhe garonte sërish për zgjedhjet e 14 majit. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *