• |
ide | kryesore

BE me Shqipërinë, por pa Serbinë? Rama për median italiane: Për mendimin tim, jo

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për emisionin italian ‘Porta a Porta’. Në fjalën e tij kreu qeverisë ka vënë theksin tek integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Rama është shprehur se nuk mund të mendohet në BE që përfshin Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit pa Serbinë.

INTERVISTA

Vittoriana Abate: A i frikësohet Shqipëria një zgjerimi të mundshëm të Bashkimit Europian që përfshin Serbinë, në një kohë kur Serbinë e shohim shumë pranë Rusisë?

Edi Rama: Jo, jo vetëm që nuk i trembemi kësaj, por jemi një zë mjaftueshëm i dalluar në Ballkanin Perëndimor që thotë se duhet ta mbajmë Serbinë shumë pranë dhe duhet të bëjmë gjithçka që të jemi të bashkuar politikisht. Nga ana tjetër, sigurisht që ka dallime sepse Serbia nuk e ka sanksionuar Rusinë për arsye të qarta që në një moment duhet kuptuar se ato janë arsye të natyrës politike dhe historike, por edhe të natyrës pragmatike.

Vittoriana Abate: Cili është ndikimi i luftës në Ukrainë në Ballkan dhe në veçanti në Shqipëri?

Edi Rama: Ne duhet të bëjmë gjithçka për të shmangur që pasioni luftarak, le të themi, të mos na përfshijë edhe ne në krijimin e mosmarrëveshjeve mes vendeve anëtare të NATO-s dhe pro NATO-s në Ballkan dhe mes Serbisë dhe komuniteteve që i përkasin një bote sllavo-ortodokse, që është e lidhur ngushtë me Rusinë.

Vittoriana Abate: A mund të mendohet një Bashkim Europian që përfshin Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit pa Serbinë?

Edi Rama: Jo, për mendimin tim jo.

Vittoriana Abate: Çfarë skenari mund të imagjinoni në këtë fazë të konfliktit?

Edi Rama: Mundësia më e madhe është që ky është një nga konfliktet e ashtuquajtura të ngrira, por me një dimension mjaft mbresëlënës që mund të marrë peng jo vetëm Rusinë dhe Ukrainën, por të gjithë botën për një periudhë të gjatë kohore. Dhe, nëse rusët kanë qenë gjithmonë luftëtarë mjaft të ashpër, ukrainasit janë të njëjtë. Kështu të thuash që këtu mund të vendoset pa ata, më duket mjaft e vështirë.



7 Comments

  1. Qeni besnik i Vuçiçit që leh për serbët dhe Serbinë dhe kafshon si i tërbuar në çfardo rasti e situate shqiptarët , në Shqipëri e Kosov .

  2. e dim mendimin tend sak nevoj ta permendesh gjithandej sa her qe ke mundesi. Por Serbia le te hyj po pas Shqiperis dhe pas Kosoves, dhe vetm nqs njeh Kosoven si shtet te pavarur, ne te kundert le te bashkohem me URSS.

  3. Or bythshkly. Serbia nuk ka nevoj per avokatine tate se serbia osht evrope me kohe. Po ti merru me hallet ktu se boll je tall kaq vite .

    1. Ah mor bastard antishqiptar filoserb e filorus.E tregon gjithmonë veten se kush je.Dhe ka akoma “shqiptarë” që vazhdojnë e votojnë!!!

  4. Të lë pa fjalë dashuria pa kushte e Ramës për Serbinë, fill pas votës kundër dhe lobimit të saj për të mos pranuar Kosovën në KiE, bojkotit serb ndaj zgjedhjeve vendore në veri te Kosoves e deri kërcënimeve për mundesine e “pushtimit” të saj.

    Kur edhe krijuesit e ish Jugosllavisë ndihen të zhgënjyer nga politika serbe si nxitëse e tensionit në Ballkanin Perëndimor , mbetet Rama “i fundmi i Mohikanëve” të një kohe që ka perënduar.

  5. LE TA MARRIN VESHT QENE LEHESIT QE BEJNE SULME TE VAZHDUESHME NDAJ BERISHES SI FILO SERB. KOHA E REALITETI FLET MESE QARTE SE KUSH ESHTE AVOKAT I SERBISE, E VELLA ME VUCICIN. MERENI VESHT JU LEHES TE BODRUMEVE TE GESTAPOS RILINDASE ME ZE E FIGURE E SHINI PATHOSIN QE SHPREH NDAJ SERBISE KY TRADHETAR I KOMBIT, QE ME PARE MBRO E LUFTO PER SERBINE, SE SA PER KOSOVEN, QE PER TE CILEN NUK SHPREH ASNJE OPINION, MBASI NUK DO QE TIA PRISHE QEJFIN VELLAIT SIAMEZ. JA PRA ZORRAXHINJ, KULISHE KURVI SE KUSH ESHTE KURVA POLITIKE QE KEMI NE SI KM, E UDHEHEQ VETEM POSHTERSIA E TRADHETIA. JU ZAGARET LEHNI PAS GORES SUAJ.

  6. në rrethe të ngushta dhe biseda me gazetarë konfidentë, Berisha ka shprehur dhe rezerva për gabimin në zgjedhjen e kandidatit të Tiranës.

    Me ‘ofensivën” e djeshme me gishtin e mesit, Belua detyroi sot Berishën dhe njerëzit e tij t’i dilnin në krah.

    Berisha dukej shumë zemërthyer, as emrin nuk ja përmendi në deklaratën e tij, por ama shprehu solidaritet se ai në vend të Belos do t’u nxirrte dhe ndonjë gjë më të rëndë.o xixa mos u fut ne ujra qe nuk i kupton,kapaciteti jot eshte deri te shishja shurres qe mban per salihun dhe prasin qe salihu te ka futur ne byth per 30 vjet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *