• |
ide | kryesore

Bleu djalin e mitur 900 euro dhe e detyroi të lypte në Greqi, ky është shqiptari (FOTO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një shqiptar i arrestuar në Greqi akuzohet për trafikim të miturish.

Sipas raportimeve të mediave greke, 56-vjeçari Kujtim Demiri akuzohet nga drejtësia helene se ka “blerë” një djalë të mitur 8-vjeçar nga familja e tij në Shqipëri dhe e kishte sjellë në Athinë.

Nga të dhënat e siguruara, mësohet se Demiri i kishte dhënë 900 euro një familjeje të varfër për të marrë fëmijën e tyre, ndërkohë që të miturin e kishte detyruar që të lypte në rrugë të ndryshme të Athinës.

Ndaj 56-vjeçarit është lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, pasi është dënuar me 15 vite burg për trafikim qeniesh njerëzore.

Lexo më tej: Vrasja e dy shqiptarëve në Athinë, mediat zbulojnë pamje të reja 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *