• |
ide | kryesore

Qeveria vendos: Kujt i ka skaduar karta e identitetit, do të lejohet të votojë më 14 maj

-Instant, Lajme, Të fundit



Ndonëse votuesve mund t’u ketë skaduar karta e identitetit, ata do të lejohen të votojë më 14 maj. Këtë ka vendosur qeveria pas mbledhjes së sotme. Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka dhënë detaje në lidhje me vendimet e miratuara sot në këshillin e ministrave. Sipas ministrit është vendosur që të gjithë mjetet e identifikimit që kanë skaduar apo do të skadojnë deri më 14 maj, do të jenë të vlefshme për zgjedhjet lokale.

Gjithashtu është vendosur për t’i hapur rrugë zbatimit të strukturës së re të policisë së shtetit. Struktura që është miratuar fillon zbatimin si një reformë që ka bërë policia e shtetit në ristrukturimin tërësor të policisë kriminale, një ndër objektivat e ministrit për 2023.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *