• |
ide | kryesore

Kapen me 47 mijë euro të padeklaruara me vete dy turq në Rinas

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia kufitare ka proceduar penalisht dy shtetas turq , pasi janë kapur në Rinas me një shumë të madhe eurosh të padeklaruara.

Sipas policisë mësohet se gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të çantave të shpinës, shtetasit E. G. i janë gjetur 30 450 euro, ndërsa shtetasit S. S. i janë gjetur 17 000 euro, të cilat këta shtetas nuk i kishin deklaruar në kufi, siç e përcakton ligji.

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 47 450 euro.

Policia Kufitare godet 2 raste të tjera të mosdeklarimit të të hollave.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të shtuara, të bazuara në analizën e riskut, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, në dalje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, shtetasit turq E. G. dhe S. S.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *