• |
ide | kryesore

Nuk ka më spostime, FSHF përcakton kalendarin e kampionatit e Kupës: ja kur do të luhet derbi

-Instant, Sport
kalendarin



Një linjë e ndërtuar për gjashtë javë e me impenjimet e Kupës së Shqipërisë në mes. Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar kalendarin deri në fund të kampionatit, përfshirë derbin Partizani-Tirana. Një lëvizje për të patur gjithçka transparente në javët që do të përcaktojnë objektivat sezonale të klubeve, për edicionin 2022/2023.

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka zbardhur kalendarin e plotë me datat, oraret dhe stadiumet ku do të luhen ndeshjet. Kjo për të gjitha javët e mbetura të kampionatit, ashtu si edhe për ndeshjet e gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë. Ndeshjet e javës së 32-të do të luhen në datat 6 dhe 7 maj. Ndërsa në datën 10 maj është programuar të luhen dy ndeshjet e kthimit për gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, Teuta-Tirana dhe Egnatia-Vllaznia.

Ndeshjet e javës së 33-të do të luhen të gjitha me datë 17 maj, me katër sfida që do nisin njëkohësisht në orën 15:30. Përjashtim bën vetëm derbi Tirana-Partizani, që do të startojë në orën 18:30. Ndeshjet e javës së 34, 35 dhe 36 do të luhen të gjitha në të njëjtën ditë dhe të njëjtin orar. Respektivisht në datat 21 maj, 25 maj dhe 29 maj. Ndërsa edicioni futbollistik 2022/2023 do të kulmojë me finalen e Kupës së Shqipërisë që do të luhet më datën 1 qershor 2023.

Lexo më tej: Nga goli me Gjermaninë te klubi i C. Ronaldo: Hysen Zmijani merr titullin “Legjendë e futbollit”

Kalendari i plotë me datat dhe oraret e javëve të mbetura të kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë:








Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *