• |
ide | kryesore

Video/ Me 10 lojtarë Partizani triumfon në Niko Dovana: penalltia e Kahrimanovic nuk shpëton dot Erzenin

-Instant, F1, Sport, Video
Partizani



Partizani ka dalë nga Niko Dovana me një fitore 1-2 ndaj Erzenit, në javën e 31 të Superiores. Gjithcka u vendos në pjesën e dytë, të cilën skuadra e Giovanni Colella e mbylli me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq të Sotës. Të kuqtë vënë nën presion Tiranën, duke u afruan në -2, para se bardheblutë të luajnë ndaj Kastriotit ndeshjen e tyre. Erzeni, në anën tjetër, rrezikon të përfundojë në zonën playout.

Me një mesfushë të përforcuar me rikthimin në pozicionin natyror të Bruno Telushit, Partizani krijoi epërsinë në qendër të fushës. Erzeni në anën tjetër u mundua të luante si i barabartë, por shumë mungesa rënduan. Rexhepi në të 19’ u thirr në cështje për një ndërhyrje të dyfishtë ndaj Mehmetit e më pas Kadriut, duke mbrojtur rezultatin. Më i rrezikshmi për të kuqtë ishte Mba që e bëri personale duelin me Xhikën.

Lexo më tej: “Epo trajneri nuk bën gola”: Shensoi i tërbuar me të tijtë pas humbjes me Laçin, Nica ‘driblon’ konferencën

NDODHI GJITHÇKA NË PJESËN E DYTË

Ndeshja megjithatë ndryshoi skenar në pjesën e dytë. Në zhvillimet e një goditje dënimit, Rrapaj e Telushi kombinuan me brazilianin Da Silva, që e shtyu topin në rrjetë. Shijakasit u rikthyen në lojë me një traversë në minutën e 65’, që vlente si paralajmërim për Partizanin. Të kuqtë në fakt u duk se u futën në telashe 7 minuta nga fundi. Mbrojtësi Sota nuk gjeti mënyrë tjetër për të penguar brazilianin Nonato dhe doli nga fusha e lojës për shumë kartonësh të verdhë.

Partizani megjithatë reagoi në castin e duhur duke siguruar rezultatin me golin e dytë të Ëngjëll Hotit. Mesfushori shënoi në të 86’, me një të majtë precize që mposhti Xhikën. Sulmet e fundit të Erzenit, në superioritet numerik, sollën penalltinë e akorduar nga Lata. VAR konfirmoi faullin e Atanaskoski ndaj Kovaçit, në minutën e 6 shtesë. E Kahrimanoviç ngushtoi diferencën, por nuk ndali dot serinë prej 6 ndeshjesh pa fitore të Erzenit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *