• |
ide | kryesore

“Epo trajneri nuk bën gola”: Shensoi i tërbuar me të tijtë pas humbjes me Laçin, Nica ‘driblon’ konferencën

-Instant, Sport
Shensoi



“Ne rrezikuam, i shfrytëzova gjithë lojtarët, por ata nuk arritën të shënojnë. Edhe portieri nuk ishte në pozicionet që duhej. Epo trajneri nuk bën gola. I kërkoj falje prej tifozëve, kemi edhe 5 ndeshje, i uroj fitoren Laçit. Ne luajtëm ata bënë golat”. Naxhi Shensoi është një furi pas 0-2 me të cilin Bylis i tij humbi përballë Laçit. Shumë raste të humbura nga mallakastriotët, disa edhe flagrante, që nxorrën nga shinat teknikun Shensoi. “Në 90 minuta nuk mund të luhet pa gabime, por lojtarët gabuan shumë. Ajo e Kaçorrit nuk e di nëse ishte penallti, por ne luajtëm, ata fituan. Nëse do të fitonim do të kishim besim për ndeshjet e ardhshme. Por kemi 5 ndeshje, kemi dhe 15 pikë për të mbijetuar”.

Shensoi në fund e vë theksin edhe te problemi më i madh i skuadrës së tij: “Bylisi po luan futboll, por problemi më i madh është realizimi. Askush nuk mund të thotë se Naxhi Shensoi nuk është frikacak, në 20 minutat e fundit i futa të gjithë sulmuesit. Kam ardhur kësaj herë për të ndihmuar presidentin. S’ka shanse që unë të dorëzohem, thjesht dua të jem i sinqertë”, deklaroi Shensoi.

Lexo më tej: Video/ Bylis bëri lojën, Laçi golat: Nica triumfon në Ballsh, Bibo e Babatunde shohin drejt Europës

HIMA: “KEMI EDHE 5 HAPA TË TJERA”

“Mënyra se si e organizuam dhe ndërtuam ndeshjen ishte e atillë që do pritnim momentin për t’i goditur. Kjo duke marrë parasysh që donin me çdo kusht tre pikët. Kur e kërkon kështu, dihet që do të lësh boshllëqe apo do bësh gabime mbrapa. Ne tentuam dhe shënuam”. Klevis Hima, asistenti i Nicës në pankinën e Laçit e komenton kështu fitoren në Ballsh. Në fakt, Bylis krijoi volum loje dhe raste e në fund ishin miqtë që triumfuan. “Këta lojtarë janë – tha Hima -, me ardhjen e profesor Nicës, i cili dihet që në Laç sa herë ka drejtuar ka marrë rezultate të mira. Përtej eksperiencës e kampionatit që e njeh mirë, personalisht ia lë qetësisë dhe eksperiencës së profesor Stavrit”.

Hima e bëri të qartë, në vend të Nicës që vazhdon të driblojë konferencat: “Sot ishte një hap shumë, shumë i mirë drejt Europës. Kemi edhe 5 hapa të tjera që shpresojmë t’i kalojmë me sukses. Europa është aty afër. Me këtë fitore është një hap shumë i sigurt për Europën”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *