• |
ide | kryesore

Berisha: Po më ndjek kudo hija e Tom Doshit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
tom



Gjatë një takimi me elektoralin e tij në Vaun e Dejës, Sali Berisha prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Zef Hila. Por gjatë fjalës së tij ai shigjetoi ish-deputetin Tom Doshi, aktualisht kryetar i PSD-së. Berisha e pyeti se çfarë ka bërë për banorët e Fushë Arrëzit, Pukës, Vaut të Dejës dhe Shkodrës duke e akuzuar se kryer krim elektoral duke blerë vota e duke i shërbyer xhepit dhe pasurisë së tij.

“Këtu kandidati tjetër, kandidati që përfaqëson partinë e krimit, në fakt i marrë me koncesion nga Tom Doshi, kjo është e vërteta. Ky tjetri këtu, çfarë është, çfarë përfaqëson, përfaqëson bandën më të rrezikshme që ka qeverisë Shqipërinë. Isha në Fushë Arrëz, shkova në Pukë, erdha këtu, kudo më del si hije emri i Tom Doshit.

Do të pyes pak këtu, Tom hajde më thuaj këtu, çfarë ke bërë ti për këta banorë? Unë jam njeri që absolutisht e respektoj lirinë e tjetrit, por emri yt në Fushë Arrëz, Pukë, këtu, dhe në Shkodër qarkullon si votëblerësi më i madh. Ky është krim i shëmtuar, krim elektoral, monstruoz. Vjen, nxjerr lista deputetësh, nxjerr lista kandidatësh. Na thuaj pak çfarë ke bërë ti për banorët e Vaut të Dejës, Pukës dhe Fushë Arrëzit? I ke shërbyer xhepit dhe pasurisë tënde.

Absolutisht. Sepse ti Tom, duke i shërbyer Edi Ramës për vota, natyrisht ai të bën 100-favore, për taksa, për leje e për të gjitha dhe partinë e more nga një kriminel elektoral. Ja pse pushteti i bandës, diktatura e bandës është diktatura më e keqe” – tha Berisha që më pas foli edhe për turin e Ramës në veri të vendit dhe kandidatët e PS-së.

“Sot në qarkun e Shkodër ishte edhe Edi Rama, dhe shkoi si një primitiv. Beson se duke mbjellë ndasi fetare në Malësinë e Madhe, kujton se mund të merrte vota. Por ai nuk e njeh historinë e Malësisë së Madhe. Malësinë e Madhe, Malësinë e mirë janë përpjekur me qindra herë, armiq, pushtues, e kushdo tjetër që ti ndërsejnë kundër njëri tjetrit, por nuk ja kanë arritur kurrë.

Aty muslimanët dhe katolikët, kanë luftuar së bashku, kanë qëndruar së bashku dhe kanë vdekur për vdekur për vendin së bashku dhe aty shkon dhe përdor këtë term, në një kohë kur e vërteta është se besimi, feja e tij është vetëm paraja, dhe jo ajo e fituara me djersë, por e vjedhur.

Në Shirokë fliste për Benetin. Po edhe unë tani do të flas për Benetin. Sa herë Zef Hila, Greta Bardeli dhe deputetë të tjerë kanë ngritur zërin për qytetarët e Shkodër, sa herë ka folë Benet Beci për Shkodër. Asnjëherë. Asnjëherë. Unë e njoh dhe një ditë jam shprehur, ka bërë gabim fatal të jetës së tij, paraqitet ai për të përfaqësuar Edi Ramën, armikun më të egër të Shkodrës dhe veriut të Shqipërisë” – tha Berisha. ©LAPSI.al



9 Comments

  1. PARTIA DCIT, ESHTE PARTI KRAHINORE E JO KOMBETARE. SA ELEKTORAT KA DOCI , A ESHTE BERE NDONJI HERE NUMURI I ANETAREVE, BESOJ DHE RREITET ESHTE QE PARTIA QE BLEU NGA GJINUSHI NUK PLOTSON KUTIN QE TE EGZISTOJE SI PARTI, DEPUTETET QE IA DHANE FALUR RILINDASIT ME QELLIM QE TE DUKESHIN SI GJOJA OPOZITE, ME QE QELLIMI I RAMES KA QENE ELIMINI.IN E OPOZITES SE VERTETE, KETU TE CON LLOGJIKA E VEPRIMIT TE KETIJ PUSHTETI MONIST.

  2. Kokalari shpërthen ndaj Berishës: Paneli i Turpit, nuk ke ndryshim nga Enveri, “hiq intelektualët dhe mblidh injorantët”Mbas kryekarit serb salih foli dhe ceceni Xixa mbajtesi ekselent i shishes se shurres per dyshen salih metaj

  3. Per Tomen, Berisha le te pyes Ilir Meten se njihen mire! Benetin e njef vete Berisha ska nevoje me pyet Ilirin!

  4. Shtriga e gjate i ben intrigat.
    toma me kokepalaret e tija i rrine gatitu bushtres se gjate, dhe rrjepin e mjerojne sklleverit ezones feudale te tomes me bastardet qe ka mbrapa.
    Mire bejne.
    Kur ka njerez qe i shesin voten xhelateve si toma me zagare…
    Pak e kane ramutin.
    Duhet sjelle kim maxhuxhi nga korea e veriut qe ti veri ne rreshtore te hane bar me ración.
    Bushter milet.

  5. Mir o Sale , ca nuk the per Doshin e te tjer dhe mir bere. Po dhe ti per vete nuk the nje fjal se ca programi ke e ca do besh per ata banor e Jo me te tregosh ndonje veper te ber. Pse keshtu do fitoni ju, ktuturu, voto mu se ky tjetri eshte me i keq. Pa program pa vizion , thjesht dha Ramen e kerko voten. Ate pun di me e bo dhe Rama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *