• |
ide | kryesore

‘14 të arrestuar në 1 javë’/ Policia heq 71 patenta dhe vendos mbi 1200

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
gjobat, Policia, gjoba



Shifra të frikshme ndëshkimi ndaj shoferëve raportohen nga Policia Rrugore e Tiranës në vetëm një javë.

Sipas njoftimit të policisë, në vetëm një javë janë arrestuar 14 shoferë si dhe janë vendosur mbi 1200 gjoba për përdorim të celularit në timon, mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve në vijat e bardha si dhe për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Policia Rrugore e Tiranës: 

Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.

▫️Gjatë javës që lamë pas 14 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

▫️71 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

▫️Janë ndëshkuar me masë administrative 475 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

▫️300 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha.

▫️444 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

▫️Janë vendosur 115 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *