• |
ide | kryesore

Turqia neutralizon liderin e ISIS-it në Siri, Erdogan: Do të vazhdojmë të luftojmë organizatat terroriste

-Instant, Lajme, Planet



Lideri i ISIS, Abu al Kurejshi është neutralizuar nga forcat turke gjatë një operacioni në Siri, deklaroi për herë të parë presidenti i Turqisë, Erdogan në një intervistë televizive.

Presidenti Turk tha se inteligjenca kombëtare e  ka ndjekur për një kohë të gjatë të ashtuquajturin lider të DAESH-it, emërtim i njëjte me ISIS, por që përdoret me ngjyrime poshtëruese.

“Kjo është hera e parë që e them këtë këtu. Ky person u neutralizua në një operacion të kryer nga MIT dje”, shtoi Erdogan.

Më tej ai tha se Turqia do të vazhdojë luftën e saj me organizatat terroriste. Që nga viti 2013, Turqia u bë një nga vendet e para që e shpalli DAESH/ISIS organizatë terroriste.

Vendi që atëherë është sulmuar disa herë nga grupi terrorist, me mbi 300 njerëz të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur në të paktën 10 sulme vetëvrasëse, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura. Si përgjigje, Turqia nisi operacione anti-terror brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme.

Në një intervistë, presidenti i Turqisë deklaroi gjithashtu se racizmi, islamofobia dhe diskriminimi po përhapen në Perëndim si qelizat e kancerit, duke shtuar se vendet perëndimore ende nuk kanë demonstruar përpjekje për përballimin e këtij kërcënimi.

Gjuha e urrejtjes dhe sulmet që synojnë myslimanët dhe xhamitë jashtë vendit po rriten gjithashtu, theksoi ai, transmeton Anadolu Agency.Muajt ​​e fundit janë parë disa akte të djegies së Kuranit, ose përpjekje për ta bërë këtë, nga figura apo grupe islamofobike në Evropën veriore dhe në vendet nordike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *