• |
ide | kryesore

Video/ Jordi Alba nxjerr nga telashet Barcelonën ndaj Osasuna: Elche rrëzohet nga kategoria

-Instant, F1, Sport, Video
Alba



Në raundin e mesjavës në La Liga, Barcelona vuajti por fitoi 1-0 në shtëpi kundër Osasuna. Miqtë mbetën me dhjetë lojtarë nga minuta e 27′ për kartonin e kuq të Herrando, duke e lehtësuar punën për blaugranat. Skuadra e Xavi iu afrua sigurisë matematikore të titullit, falë golit të Jordi Alba në minutën e 85′. Java e 33 përkon edhe me rënien e parë nga kategoria. Elche humbet 2-1 në shtëpi përballë Almeria dhe matematikisht i thotë lamtumirë kampionatit elitar spanjoll, i dënuar nga Leo Baptistao (22′) dhe Embarba (52′).

BARCELLONA-OSASUNA 1-0

Barcelona është gjithnjë e më afër fitimit të La Liga. Në Camp Nou, katalanasit vuajtën, por mundën Osasunën 1-0 në fund. Skuadra e Xavi përfitoi nga përjashtimi i Herrando në minutën e 27′, për një faull ndaj Pedri. Në pjesën e dytë, de Jong testoi reflekset e Fernandez, më pas Ansu Fati dhe Dembélé iu afruan avantazhit për djemtë e teknikut Xavi. Rrethimi vazhdoi dhe portieri i miqve ndali tentativën e Leëandoëski, të cilit më pas iu anulua një gol për pozicion jashtë loje në minutën e 79′.

Dukej një 0-0 i pashmangshëm, por në minutën e 85′ erdhi goli që vendosi ndeshjen. Goditja e Jordi Alba befasoi Fernandez në shtyllën e tij, me topin që preku dorën e portierit pastaj shyllën përpara se të përfundonte në rrjetë. Pedri dhe Ansu Fati nuk gjetën dyfishimin, por thelbi nuk ndryshoi. Barcelona fitoi 1-0 dhe tani është shumë afër triumfit matematik në La Liga. Ndërsa Osasuna, që do të sfidojë Realin në finalen e Kupës së Mbretit, doli me kokë lart nga Camp Nou.

ALMERIA-ELCHE 2-1

Mbërriti verdikti i parë i kampionatit. Elche bie matematikisht në Segunda Division. Humbja 2-1 jashtë fushe ishte fatale, me vendasit që u larguan nga vendi i tretë nga fundi. Leo Baptistao zhbllokoi rezultatin në pjesën e parë. Pastaj Embarba dyfishoi epërsinë (52′) në fillimin e pjesës së dytë. Goli i Ponce në minutën e 90′ ishte i kotë. As një barazim nuk do ta shpëtonte Elche, që përshëndet kështu La Liga. Almeria, nga ana tjetër, ngjitet në 36 pikë dhe shkëput përkohësisht nga Espanyol e Getafe. Të dy e ndjekin në -5 para se të luajnë përkatësisht kundër Sevilla dhe Celta Vigo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *