• |
ide | kryesore

Moti nesër me reshje shiu e shtrëngata (Parashikimi)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Vranësira dhe reshje shiu në fundjavë



Moti për ditën e nesërme, 4 maj pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme, sipas parashikimit nga SHMU.

Pritet të ketë prezencë të kthjellimeve por në orët e pasditet do të ketë shtim gradual të vranësirave dhe reshjeve të shiut me intensitet të ulët e lokalisht mesatar. Hera-herës reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike, ndërsa do të ndërpriten në orët e mbrëmjes.

Temperaturat parashikohen në zonat malore 8 deri 18°C, në zonat e ulëta 9 deri 22°C dhe në zonat bregdetare 10 deri 19°C.

Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 10m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1 deri 2 ballë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *