• |
ide | kryesore

Tenderi 2.3 mln euro/ Indrit Hoxha kallëzim në SPAK për Bashkinë Vorë

Lajme, Të fundit



Kandidati i kolaicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Vorës Indrit Hoxha ka bërtë sot një denoncim penal në SPAK për këtë bashki për tenderin e pastrimit me vlerë 2.3 milionë euro.

Në një deklaratë për mediat, ai i bëri thirrje SPAK që të nis hetimet dhe se pergjegjesit të vihen para drejtësisë.

Hoxha tha po ashtu se SPAK duhet të fillojë sekuestrimin e dokumenteve të bashkisë për të zbuluar edhe abuzimin me këtë tender.

“Sot kam bërë kallëzimin e parë penal për aferën 2.3 milionë euro. I bëj thirrje SPAK që në menyre të menjehershme të fillojë sekuestrimin e dokumenteve të bashkisë dhe të vë para drejtësisë pergjegjesit.

Koha për abuzimet e pushtetarëve me qytetarët, do të marrë fund. Kush a vendosur dorë mbi taksa e qyteteve duhet të japë llogari. Ne jemi të vendosur që për çdo masë ligjore, për të parandaluar këtë maskaradë që eksponentë kriminale kërkojnë që të bëjnë.

Vora ka qenë vatër e nxehtë elektorale. Unë inkurajoj qytetarët që të dalin të lirë, të mos bien pre e shantazhit dhe të shkojnë drejt kutive të votimit të lirë. Bëhet fjalë për tenderin e pastrimit që është ë vlerën e 2.3 mln euro. Sot Vora është bashkia më e pistët. Kam kallëzuar kryetarin e Bashkisë, Blerim Shera.”– u shpreh Hoxha.



1 Comment

  1. “SHBA ka shpallur non-grata për minim të demokracisë, Sali Berishën. Kjo është aq e rëndë sa per ta kuptuar, kujtojmë që SHBA-të nuk kanë shpallur non-grata, as Enver Hoxhën. Interesi i Shqipërisë është një marrëdhënie e mirë me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe.

    Prandaj të gjithë ata që mendojnë se do ketë një Shqipëri më të mirë me Berishën, Metën dhe ata që i mbështesin është në fakt duke punuar kundër vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *