• |
ide | kryesore

Video/ Basket, Tirana kampion: kompletohet përmbysja me Besëlidhjen, mes tensionit e polemikave

-Instant, Sport, Video
Tirana



Përmbysje e kompletuar në ndeshjen 5, duke ardhur nga 0-2 në 3-2 dhe Tirana feston titullin kampion në basketboll për meshkuj. Një fitore 89-64 ndaj Besëlidhjes, e maturuar në fund të një ndeshje të tensionuar. Episodi më nervoz ishte ndërprerja e takimit në fraksionin e 4. U desh ndërhyrja e Sigurisë për të mundësuar vazhdimin e takimit, në fund të të cilit bardheblutë ngritën lart titullin e 21 kampion në histori.

Tirana triumfoi falë stabilitetit që e lejoi pothuaj të shënonte të njëjtin numër pikësh në cdo fraksion. Ekuilibër në të parin i mbyllur me shifrat 21-21. Bardheblutë gradualisht morën konfidencë me fushën dhe filluan të bënin diferencën në fraksionin e dytë, ku iu gëzuan avantazhit 41-38. Besëlidhja e humbi qetësinë dhe në të tretën bënë shumë gabime para koshit. Nuk ndihmoi perfomanca super e Bernard me 35 pikë. Tirana dominoi edhe në fraksionin e katërt duke orientuar finalen e pestë në drejtimin e tyre me rezultatin final 89-64.

Lexo më tej: Arrestohet basketbollisti shqiptar në Holandë për grabitje me dhunë

Një ndeshje, që për mënyrën si erdhi seria me rikuperimin e Tiranës dhe ndeshjen e fundit në “Asllan Rusi”, nuk mund të shpëtonte pa tensione. Në fraksionin e katërt, situata në tribuna u tensionua, me tifozeritë që nuk kanë kursyer ofendimet ndaj njëra-tjetrës. Pavarësisht pranisë së shumtë të stjuardëve, për të garantuar rendin, fluturuan sende në fushë. Në këtë moment loja u ndërpre dhe u desh edhe ndërhyrja e forcave të rendit për të vendosur qetësinë dhe për të vijuar sfidën, pasi basketbollistët e Tiranës kishin shkuar në dhomat e zhveshjeve në këto minuta të tensionuara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *