• |
ide | kryesore

Video/ Milan likuidon Lazion me Bennacer e Theo, Pioli i kënaqur për zonën Champions: “Nuk mund të gabonim”

-Instant, Sport, Video
Bennacer



Milani hapi javën e 32 të Serie A duke mposhtur 2-0 Lazio në San Siro në një ndeshje direkt për Champions. Kuqezinjtë, të tronditur nga dëmtimi i Leao në minutën e 10’, reaguan pas 7 minutash. Bennacer shfrytëzoi pasimin e Giroud për të shënuan golin e avantazhit. Reagimi nga skuadra e teknikut Sarri nuk erdhi kurrë dhe Milan përfitoi nga kjo. Në minutën e 29’ Theo dyfishoi rezultatin, duke mposhtur Provedel. Kuqezinjtë janë tani -3 nga bardhekaltrit, që kanë humbur tre nga katër ndeshjet e fundit në kampionat.

“Jam shumë i kënaqur me paraqitjen dhe fitoren sepse kjo ishte një ndeshje që nuk mund të gaboje – komentoi trajneri kuqezi Pioli -. Sigurisht që Leao është një lojtar themelor, por ne mund të bëjmë shumë mirë edhe pa të. Rafael ishte i qetë, por ne do të kuptojmë diçka në ditët në vijim. Nuk duhet të jetë një gjë veçanërisht serioze. Por me lojë skuadre të nivelit të lartë mund të kompensojmë individët siç bëmë sot. Ai më tha se ndaloi në kohë”.

EFEKTI BENNACER

Pozicioni i Bennacer në vijën e parë ishte vendimtar edhe ndaj Lazios: “Ai bëri një lojë të shkëlqyer në të dyja fazat e lojës – vazhdoi Pioli -. Madje duke u futur mirë në zonë. Nëse është 100% fizikisht, ai është një lojtar i nivel shumë të lartë. E kur është kështu, ne jemi një ekip më kompakt, solid dhe në të njëjtën kohë i paparashikueshëm. Unë kam mesfushorë të gjithanshëm që mund t’i përdor në mënyra të ndryshme”.

Milani është aty në garën për t’u vendosur në Champions League dhe në San Siro kundër Lazio së vendit të dytë e dëshmuan qartë. Përpara publikut të tij të ndezur për derbin europian, Pioli rreshtoi titullarët pas barazimit të shëmtuar ndaj Cremonese. E pavarësisht dëmtimit të menjëhershëm të Leao, kuqezinjtë mundën të reagojnë duke mposhtur Lazio 2-0, i mundur për herë të dytë brenda një jave në Milano.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *