• |
ide | kryesore

Video/ Osimhen firmos festën titull në Napoli, 1-0 ndaj Fiorentinës: ja çfarë po ndodh nëpër rrugët e qytetit

-Instant, F1, Sport, Video
Napoli



Napoli mposhti 1-0 Fiorentinën në javën e 32 të Serie A, duke e mbyllur me tre pikë festën në Maradona për titullin e tretë kampion. Formacioni i teknikut Spalletti e mposhti Fiorentinën falë penalltisë së Osimhen në minutën e 74′. Penalltia e dytë e ndeshjes, pasi nigeriani dështoi në minutën e 48′, duke u hipnotizuar nga Terracciano. Për Fiorentinën disa raste të humbura nga Nico Gonzalez dhe Kouamé në fund të ndeshjes, që shërbyen për të mos prishur atmosferën.

Lexo më tej: Video/ Juventus pushton Gewiss stadium: me Iling e Vlahovic bardhezinjtë fluturojnë në vendin e dytë

Hera e parë për Napolin e Luciano Spallettit në Maradona si kampion të Italisë. Pasi fituan aritmetikisht titullin me barazimin ndaj Udinese të enjten, të kaltrit u prezantuan para tifozerisë së tyre. Mbi pesëdhjetë mijë tifozë ishin në stadiumin e Fuorigrotta, për ndeshjen kundër Fiorentinës, që i parapriu festës në fushë. Napoli fitoi me një gol të Osimhen me penallti në pjesën e dytë, pasi nigeriani e kishte humbur një tjetër mundësi nga njëmbëdhjetë metra më herët. Skuadra e Spallettit ndjente ditën e emocioneve, Fiorentina u mundua të përfitonte pa sukses. Në fund Napoli u imponua me numrat e yjeve të tij.

E pas ndeshjes festa shpërtheu në të gjithë qytetin. Ja atmosfera jashtë stadiumit Maradona e në qytet…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *