• |
ide | kryesore

Përdorën Facebook-un e bashkisë për fushatë/ KAS gjobit 15 kryebashkiakë socialistë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka shqyrtuar ditën e sotme kërkesën e KQZ për gjobitjen me 30 mijë lekë të 20 kryetarëve të bashkive të cilët kanë përdorur rrjetet sociale, konkretisht faqet zyrtare të bashkive përkatëse, në mbështetje të mazhorancës në fushatën për zgjedhjet e 14 majit.

KAS vendosi pranimin e kërkesë së KQZ për 15 kryebashkiakë, ndërsa sa i përket gjobës, ajo është vendosur të jetë 100 mijë lekë.

Ndërsa për 5 kryetar bashkie të tjerë, KAS vendosi rrëzimin e kërkesës.

Emrat e kryebashkiakëve të gjobitur: 

Andi Salla, Kryetar i Bashkisë Cërrik

Arif Tafani, Kryetar i Bashkisë Belsh

Redjan Krali, Kryetar i Bashkisë Kavajë

Armando Subashi, Kryetar i Bashkisë Fier

Gledian Llatja, Kryetar i Bashkisë Elbasan

Safet Gjici, Kryetar i Bashkisë Kukës

Klement Ndoni, Kryetar i Bashkisë Këlcyrë

Erion Isai, Kryetar i Bashkisë Kolonjë

Pjerin Ndreu, Kryetar i Bashkisë Lezhë

Qerim Ismailaj, Kryetar i Bashkisë Mallakastër

Eriselnda Sesfa, Kryetare e Bashkisë Lushnjë

Majlinda Bufi, Kryetare e Bashkisë Roskovec

Nuri Belba, Kryetar i Bashkisë Përrenjas

Pali Kolevski, Kryetar i Bashkisë Pustec

Elton Arbana, Kryetar i Bashkisë Shijak.



1 Comment

  1. Oaaaa sa rende i paskan gjobitur ! Une propozoj qe te mbledhim ca leke ne populli e tu a lehtesojme gjoben ketyre fakireve qe po robtohen per ne aq sa po shkelin ligjin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *